
TIRANË- Një tjetër incident i rëndë është shënuar në sallën e Kuvendit, ku deputeti i PD-së Edi Paloka ka tentuar që të qëllojë me shpullë deputetin Petro Koçi. Ka qenë një punonjës i Gardës ai që ka shmangur përplasjen e mëtejshme fizike mes palëve.
Ishte fillimisht deputeti Gazment Bardhi ai që shkoi për t’i fikur mikrofonin e Koçit, i cili ishte duke mbajtur fjalën në Kuvend, dhe pas tij Paloka ka tentuar që ta qëllojë me shpullë.
Seanca e sotme u mbyll pas 14 minutash, për shkak se vijimi i saj ishte i pamundur nga prania e madhe e tymit në sallë.
Në seancën e sotme mungonte kryeministri Edi Rama dhe një pjesë e madhe e ministrave të qeverisë.