
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla përjashton Flamur Nokën nga salla pasi ndezi flakadanë.
Ajo i është drejtuar deputeti të opozitës: Flamur thirri mendjes!
Noka gjithashtu ndezi zjarr në Kuvend. Ai ndezi disa letra dhe i hodhi ato në drejtim të karrigeve, për t’i vënë flakën. Por ky veprim është penguar nga punonjësit e Gardës. Më herët Noka pati përplasje edhe me punonjësit e Gardës në hyrjen e sallës, ku po zhvillohej kontrolli i deputetëve.
Ndërsa dhjetëra gardistë rrethuan sallën, deputetët e opozitës grumbulluan sërish karriget, duke kundërshtuar praninë e tyre. Disa prej deputetëve të opozitës janë përplasur me gardistët, ndërsa Flamur Noka dhe kolegët e tij ndezën disa flakadanë në sallën e Kuvendit, e madje në dy raste tentuan dhe ndezjen e zjarrit./ZËRI