TIRANË- Në dy raste, deputeti Flamur Noka ka tentuar që të ndezë zjarr në sallën e Kuvendit. Fillimisht ai i ka vendosur zjarrin disa shkresave, dhe më pas ka tentuar që të djegë edhe foltoren e Kuvendit, ndërkohë që është neutralizuar në të dyja rastet nga Garda.
Pas tensioneve, drejtuesja Lindita Nikolla mbylli seancën e cila zgjati vetëm 14 minuta.
Noka ndezi disa flakadanë duke hedhur një prej tyre në drejtim të kryeparlamentares Lindita Nikolla.
Kjo e fundit më pas, vendosi të përjashtojë deputetin demokrat, por Noka nuk ka pranuar që të largohet nga salla.
Nikolla ia kujtoi dy herë këtë vendim, por Noka edhe pse i përjashtuar ka qëndruar në sallë dhe u ka vënë zjarrin disa letrave që ndodheshin mbi tavolinat e ligjvënësve demokratë.
/ZËRI