
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka hedhur poshtë akuzat se për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës ai ka firmosur në emër të qarkut të Tiranës. Sipas tij ai ka firmosur vetëm për Bashkinë e Tiranës. Veliaj i ka cilësuar si shpifje dhe gënjeshtra deklarimet kundër tij, por shkresa thotë të kundërtën.
Erion Veliaj: Gënjeshtra konkrete është që kanë firmosur në emër të qarkut. Kjo është logoja e Bashkisë së Tiranës, është firmosur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, jemi parimisht dakord për sa i përket rolit të bashkisë. Sa mbetje prodhon Tirana, kur është sezoni i këtyre mbetjeve, në verë ka më pak mbetje se një pjesë e madhe janë pushim. Kështu që kontributi ynë në këtë proces ka qene për të dhënë të gjithë informacionin se sa përballohet në bashkinë e Tiranës. Kështu që e gjithë legjenda urbane se sa janë ndërtuar në emër të të gjithë qarkut të Tiranës bie poshtë, është përgjigjur më vete kryetari i bashkisë së Vorës, më vete kryetari i bashkisë së Kavajës. Në ato vite kanë qene të forcës politike që i ngre këto akuza. Unë e kuptoj se çfarë hallesh kanë, hallet që kanë familja Berisha, familja Meta, mos i pastë njëri në këtë botë, ua kuptoj pse kërcen nga belaja gjithë kjo orkestër, por ky nuk është halli im. Duhet të kuptoni që bashkia e Tiranës ngre komisione çdo ditë, ku do të vendosen stacionet e autobusave, ku do të jenë kazanët e plehrave, ku do jetë kopshti i ri, cerdhja e re, është një punë rutinë.
Siç mund të shihet në dokumentin e firmosur prej tij në vitin 2017, Veliaj jo vetëm që ka shpërfillur mbledhjen e Këshillit Bashkiak për një vendim të tillë, por ka vendosur dhe në emër të Vorës, Kavajës apo Rrogozhinë.

Ndërsa sa i përket mosthirrjes së Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku deklaroi se nuk ka asgjë ligj që thotë duhet të ketë një mbledhje të posaçme për këtë
Erion Veliaj: Nuk ka asgjë ligj që thotë duhet të ketë një mbledhje të posaçme për këtë. Mund të jene mbledhje formale për të respektuar një autoritet që vjen. Mbaj mend kur unë kam dhenë dy qytetari nderi si Nexhmije Pagarusha, atëherë kjo duhet një mbledhje. Por nuk ka pse të jetë një mbledhje e posaçme.
Operacioni i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nisi mbrëmjen e 8 dhjetorit ku u lëshuan 15 urdhër-arreste, mes tyre dhe dy biznemenët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Po ashtu urdhër-arresti u lëshua dhe për drejtorin e Shëbrimeve Publike në Bashkinë e Tiuranës, Taulant Tusha./ZËRI