Politikë

I pari vend ku shkoi! Blinken takim tek Ambasada Amerikane

Pasdreka e ka gjetur në selinë e Ambasadës Amerikane në Shqipëri, ku po zhvillon një takim me të gjithë stafin e pranishëm.

k.m.
I pari vend ku shkoi! Blinken takim tek Ambasada Amerikane
Pamje nga hyrja në ambasadë

TIRANË- Ashtu siç edhe ishte parashikuar në axhendën e tij, Sekretari amerikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken ndodhet në "tokë amerikane". Pasdreka e ka gjetur në selinë e Ambasadës Amerikane në Shqipëri, ku po zhvillon një takim me të gjithë stafin e pranishëm.

Duke qenë se nga SHBA ende nuk është caktuar një ambasador në Shqipëri, pritjen po e bën David Wisner. Ky i fundit ka detyrën si zv.shef i Misionit dhe i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë.

Më pas, do të zhvillojë një takim edhe me kreun e Strukturës ë Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama./ZËRI

Poll

MOS HUMB