Politikë

‘Shqipëria nuk është Siberi’! Rama ‘përplaset’ me përfaqësuesin grek për Belerin

Kryeministri Edi Rama u shpreh se çështja Beleri është thjesht problem i drejtësisë.

D.XH
‘Shqipëria nuk është Siberi’! Rama
Edi Rama dhe Fredi Beleri

BRUKSEL – Çështja e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri është kthyer sërish në arenë përplasjesh mes Tiranës dhe Athinës. Kjo çështje ka bërë që të ketë një debat mes kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësuesit të Greqisë në Komitetin Ekonomik dhe Social Europian/ Anëtar i Administratës Qendrore të të Ekonomisë Sakis Ioannidis. Ioannidis tha se Fredi Beleri duhet që të betohet si kryetar bashkie, ndërsa nga ana e tij kryeministri Edi Rama është përgjigjur, se Greqia duhet të mësohet që të respektojë drejtësinë.

Rama deklaroi se çështja Beleri i përket tashmë drëjtësisë. Ai shtoi se në Shqipëri funksionon tashmë SPAK-u dhe se reforma në drejtësi ka marrë lavde të shumta nga Bashkimi Europian. Për Ramën, në Shqipëri, askush nuk është mbi ligjin. Kreu i qeverisë shqiptare tha se mënyra e të parit të gjësë si pala greke është delirante dhe jashtë realitetit.  Kryeministri Rama tha se Greqia bën një krahasim të gabuar, duke e parë Shqipërinë sikur të ishte Siberia. “Shqipëria nuk është Siberia, në vendin tonë po implementohet reforma në drejtësi, e cila ka marrë lavdërime nga ana e BE-së. Greqia thjesht duhet të respektojë drejtësinë e një vendi në hapësirën europiane”, tha Rama.

Sakis Ioannidis: Zoti Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve në Shqipëri, akuzuar për korrupsion për 360 euro. Ka qëndruar në burg për 160 ditë. Nuk është lejuar që të bëjë betimin si kryetari i Bashkisë së Himarës. Nuk do të komentoj për vendimet që japin gjykatat në Shqipëri, por një dëshmitar ka thënë se ishte dhënë ryshfet. Nëse kjo do të kishte ndodhur në një vend të BE-së, akuzat do të ishin rrëzuar tani më. Nuk të mban kush për 9 muaj në burg për këto akuza. Organizatat e të drejtave të njeriut e kanë dënuar këtë proces.

Edi Rama: Jam i detyruar të reagoj, pasi kolegu grek e bëri Shqipërinë të dukej sikur është Siberia. E tha sikur dikush në Siberi po mbahet peng nga një regjim mizor dhe i përgjakshëm, vetëm sepse është shtetas grek. Kjo mënyrë për ta parë çështjen është krejt delirante. Nuk ka të bëjë aspak me realitetin. Nëse do të kishte një grimcë të vërtetë në këtë shpërthim, a besoni se Himara do qëndronte në heshtje? Për këtë problem pra nuk do të kishte pasur asnjë fjalë as nga Komisioni Europian, as nga Këshilli Europian, asnjë fjalë nga shtetet e tjera anëtare? Kjo është vetëm një çështje e drejtësisë në një vend sovran, ku reforma në drejtësi është lavdëruar nga BE, ku në Shqipëri tashmë askush nuk është mbi ligjin, qoftë shqiptar apo grek. Nuk ka arsye për të sjellë dramën ballkanike në Bruksel, sepse tingëllon shumë larg asaj që kërkon Brukseli. Kjo është thjesht çështje e drejtësisë. Mësoni të respektoni drejtësinë në vendin tuaj dhe në çdo vend europian.

Në Tiranë, po mbahet procesi ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. SPAK ka kërkuar së fundmi 2 vite e 6 muaj burg për Belerin, që akuzohet për blerje të votave në zgjedhje./ZËRI/

Poll

MOS HUMB