Politikë

HERA E PARË! Berisha thirrje demokratëve: Sulmoni ambasadat me vezë dhe domate!

Sali Berisha u kërkoi demokratëve që të sulmojnë ambasadat me vezë dhe domate kundër selive të diplomatëve që jetojnë në vendin tonë.

k.m.
HERA E PARË! Berisha thirrje demokratëve: Sulmoni ambasadat me
Sali Berisha

TIRANË- Për herë të parë kryedemokrati Sali Berisha ka bërë një thirrje për qytetarët; të sulmojnë ambasadat. Në një konferencë për mediat, Berisha u kërkoi degëve të Partisë Demokratike që tëorganizojnë manifestime dhe demonstratat, sipas tij, 'më të rrezikshmet' ndonjëherë para ambasadave. Berisha u kërkoi demokratëve që të sulmojnë ambasadat me vezë dhe domate kundër selive të diplomatëve që jetojnë në vendin tonë.

"Ambasadat janë në një veprimtari elektorale të ethshme. Ndaj unë u kërkoj degëve të PD kudo që janë të organizojnë manifestime dhe demonstratat më të rrezikshme para narkoambasadave të narkorepublikës së Shqipërisë. Kudo, në çdo shtet, të mobilizojnë gjithë forcën e tyre, të përdorin vezë dhe domate kundër selive dhe punonjësve të ambasadave të implikuar në veprimtari kriminale elektorale, të ndaluar me ligj. Po kështu të shënjojnë, të krijojnë librin e zi, në të cilin do regjistrojnë çdo akt që vjen në kundërshtim me kodin zgjedhor dhe Kushtetutën e vendit, emrin, funksionin, detyrën dhe aktin që kryen punonjësi i dhënë. Qeveria, në kundërshtim flagrant me kodin zgjedhor, është lëshuar e papërmbajtur, e tmerruar në një seri vendimesh, që të gjitha me qëllime elektorale. Garantoj përfituesit e tyre se do trajtohen si bashkëautorë në një krim të rëndë elektoral. Të lexojnë kodin dhe të mos bëhen bashkëautorë të një bande kriminale që nuk njeh ligj, as Kushtetutë,"-tha Berisha ndër të tjera në fjalën e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB