
LUKSEMBURG- Shqipëria hapi këtë të hënë një tjetër grupkapitull me Bashkimin Evropian. "Tregu i Brendshëm", është grupkapitulli i tretë që hapet që nga çelja e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kryeministri Edi Rama mori vetë pjesë në konferencën e katërt të zhvilluar në Luksemburg. Rama mori pjesë në një konferencë të përbashkët për mediat me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos dhe Radosłaë Sikorsi, Ministër i Punëve të Jashtme i Polonisë.
Kryeministrri u shpreh se Shqipëiria do të vijojë të angazhohet me përkushtim për të mbyllur negociatat me BE deri në 2027.
"Me Martën kemi rënë dakord për një axhendë mjaft ambicioze, po presim me padurim që të sigurohemi që të gjithë grupkapitujt të jenë çelur brenda 2027, me vendosmërinë tonë dhe pasion tonë të plotë për të arritur këtë objektiv. Jam i sigurt që të dy miqt e mi të dashur dhe shumë prej jush e kanë dëgjuar këtë por për Shqipërinë anëtarësimi në BE është më tepër se një ambicie poltike është një zgjidhje ekzistenciale jete", tha Rama.
Po ashtu, Kos u shpreh se nëse Shqipëria do të përmbyshë detyrat e saj, do të jetë së shpejti pjesë e familjes së BE-së.
"Thirrja ime për veprim është që të kremtojmë çdo hap të vogël të hedhur, do donim të çelnim të gjithë kapitujt këtë vit dhe nga viti tjetër t’i nisim t’i mbyllim. Nëse Shqipëria realizon reformat, do jem avokatja juaj më e mirë në Bruksel dhe tek të gjitha shtetet anëtare”, tha Kos.
Gjithashtu, edhe Sikorsi tha se gruptkapitulli i hapur sot është jetik për integrimin ekonimik të Shqipërisë në BE.
"Kapitujt që hapëm sot janë jetikë për integrimin ekonomik të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Reformat e nevojshme do të çojnë në përafrim ekonomik me BE-në. Përgëzojmë qeverinë Rama për përpjekjet tuaja në rrugën drejt BE-së. Dua të theksoj faktin që shumica e popullit shqiptar mbështet këtë rrugë drejt Bashkimit Evropian. Përgëzoj Shqipërinë që është një partnere e besueshme në fushën e sigurisë, si aleate e NATO-s dhe për mbështetjen ndaj Ukrainës. BE-ja është e ardhmja e sigurt dhe e begatë, të cilën e kemi përjetuar në Poloni që prej vitit 2004", tha Sikorsi.
Grupkapitulli përmban:
- Kapitullin 1 (Lëvizja e lirë e mallrave)
- Kapitullin 2 (Lëvizja e Lirë e Punëtorëve)
- Kapitulli 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime)
- Kapitulli 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit)
- Kapitulli 6 (Legjislacioni për Shoqëritë Tregtare
- Kapitulli 7 (E drejta e pronësisë intelektuale)
- Kapitulli 8 (Politika e konkurrencës)
- Kapitulli 9 (Shërbimet Financiare
- Kapitulli 28 (Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit).
Ndërsa, në tetor të 2024, ku presidenca e Bashkimit Evropian mbahej nga Hungaria, vendi ynë hapi zyrtarisht grupkapitullin. Grupkapitulli “Themelor”, prek drejtësinë, administratën dhe shtetin e së drejtës. Po ashtu, më 17 dhjetor u çel grupkapitulli i marrëdhënieve me jashtë, me bisedimet për politikën e jashtme dhe sigurinë. Me grupkapitullin e sotëm bëhen 3, ndërsa mbeten edhe 3 të tjerë, konkurrueshmëria, Agjenda e Gjelbër dhe Qëndrueshmëria./ZËRI