Politikë

Tërhiqen nga gara 2 kandidatët e listës së hapur të PSD në Lezhë

Trokthi dhe Stojani ishin 2 nga 7 kandidatët e listës së hapur të PSD-së në Lezhë.

I.F
Tërhiqen nga gara 2 kandidatët e listës së hapur të PSD
PSD

LEZHË- Dy kandidatët për deputetë të Partisë Socialdemokrate (PSD) në Lezhë, Leonard Trokthi dhe Etmond Stojani kanë dhënë dorëheqjen nga kandidimi për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ata kandidonin në listën e hapur të PSD, e cila udhëhiqet nga Tom Doshi.

Në dorëheqjen e tyre, ata janë shprehur se po largohen nga pamundësia për t’u angazhuar në fushatën zgjedhore.

“Për shkak të pamundësisë aktuale për t’u angazhuar në fushatë zgjedhore, paraqes dorëheqjen e parevokueshme nga kandidimi”, shkruhet në dokumentin e dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga secili prej tyre.

Tërhiqen nga gara 2 kandidatët e listës së hapur të PSD

Tërhiqen nga gara 2 kandidatët e listës së hapur të PSD

Trokthi dhe Stojani ishin 2 nga 7 kandidatët e listës së hapur të PSD-së në Lezhë. Por, edhe pse ata kanë dhënë dorëheqjen e tyre, emrat do të vijojnë të qëndrojnë në fletën e votimit që do të përdoret në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun e Lezhës. Me dorëheqjen e tyre, shkon në 17 numri i kandidatëve që janë tërhequr nga gara si deputetë nga radhët e PSD-së./ZËRI

Poll

MOS HUMB