Politikë

Vota e Diasporës/ Mblidhet Grupi i Dialogut, KQZ propozon votim elektronik! Gjiknuri: PS i qëndron votimit me postë

Ndërkohë, deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri tha se PS i qëndron variantit të saj që në fillim të diskutimeve, që zgjidhja më e mirë do të ishte votimi me postë.

E.K
Vota e Diasporës/ Mblidhet Grupi i Dialogut, KQZ propozon votim elektronik!
Mbledhja e Grupit të Dialogut

TIRANË- Grupi i Dialogut është mbledhur këtë të mërkurë për të diskutuar në lidhje me votën e diasporës. Në njw mbledhje që zgjati për më shumë se tre orë, deputetët e të dyja palëve, së bashku me Kryekomisioerin e Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili ishte  i pranishëm në takim diskutuan rreth mënyrave dhe mundwsive që emigrantët të votojnë. Kështu kreu i KQZ ka propozuar që emigrantët të mund të regjistrohen dhe të votojnë  përmes një aplikacioni. 

Kryekomisioneri i Zgjehdjeve, Ilirjan Celibashi ka propozuar që mënyra e votimit të jetë elektronike ose me postë. Sipas tij, është propozuar që periudha e votimit nga jashtë vendit do të duhet të zgjasë disa ditë para datës së zgjedhjeve ‘brenda vendit’. Emigrantwt do të kenë mundësi që të votojnë disa herë gjatë kësaj periudhe, por si votë finale do të merret vetëm ajo e fundit.  Në dalje të mbledhjes, nga Kryesia e Kuvendit, Celibashi tha se aplikacioni apo portali që mund të përdoret për të votuar do të admistrohej nga Komisioni Qwndror i zgjedhjeve. 

Ndërkohë, deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri tha se PS i qëndron variantit të saj që në fillim të diskutimeve, që zgjidhja më e mirë do të ishte votimi me postë. Sipas tij, votimi elektronik ka shumë pikëpyetje nga ana e integritetit, siodomos kur nuk është i aplikueshëm dhe në Shqipëri si proces votimi. 

Damian Gjiknuri: KQZ bëri një propozim teknik ku ka futur shumë elemente të votimit elektronik. Votimi elektronik në distancë ka shumë pikëpyetja nga pikëpamja e integritetit. Nëse do shkohet në votimin elektronik në gjithë Shqipërinë, kjo është një çështje tjetër, siç dhe eksperienca ndërkombëtare sugjeron, votimi elektronik do bëhet pjesor. Varianti më i mundshëm dhe potencial për tu parë mbetet variant klasik me postë dhe regjistrimi përmes një sistemi që krijon transparencë. Baza është sistemi i gjëndjes civile. Çdo deklarim adrese do të reflektohet në sistemin e gjëndjes civile. KQZ mund të përdoret si broker për të komunikuar me ata që shprehin dëshirën. PS është me parimin cdo qytetar shqiptar që jeton jashtë. 

Vota e diasporës është kthyer në çështjen më "të nxehtë" të diskutimeve lidhur me Reformën e Re Zgjedhore. Partia Socialiste ka propozuar që shtetasit shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të votojnë nëpërmjet postës dhe zarfi me fletën e votimit duhet të ketë mbërritur në KQZ jo më vonë se ditën e votimit. Ndërkohë në një takim të fundit Opozita e Bashkuar ka propozuar që diasporës t’i mundësohet jo vetëm votim, por edhe kandidim në zgjedhje. Po ashtu kreu i PD-së Lulzim Basha kërkon që shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë./ZËRI

Poll

MOS HUMB