
KIEV- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka zhvilluar një telefonatë me kryeministrin Edi Rama. Lajmin e ka bërë me dije vetë Zelenskyy, i cili ka marrë konfirmimin për prezencën e Ramës në Samitin e Paqes. Po ashtu, presidenti zbuloi se të dy kishin diskutuar edhe për bashkëpunim në mbrojtje, por nuk dha detaje të tjera specifike.
"Kam folur me kryeministrin shqiptar Edi Rama, një mik i madh i Ukrainës, për Samitin e ardhshëm të Paqes dhe e falënderoi për konfirmimin që Shqipëria do të marrë pjesë. E informova kryeministrin Rama edhe për situatën në fushëbetejë, konkretisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkiv. Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje,"-shkruan presidenti.