Politikë

'Babalja'/ Shtyhet sërish gjyqi për Salianjin në Apel

Seanca e radhës do të zhvillohet më datë 12 Qershor në orën 10:30.

E.K
'Babalja'/ Shtyhet sërish gjyqi për Salianjin në Apel
Ervin Salianji

TIRANË- Është shtyrë sërish këtë të mërkurë seanca në Gjykatën e Apelit për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji në lidhje me çështjen “Babale”. Seanca e radhës do të zhvillohet më datë 12 Qershor në orën 10:30. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë një kërkesë nga Salianji, i cili kërkonte shtyrjen për shkak të një udhëtimi në Indonezi. Herën e kaluar seanca u shty pasi avokati i gazetarit Jetmir Olldashi pretendoi se kishte probleme shëndetësore.

Ç’është dosja Babale?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”. Në përgjimet e publikuara por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe tek vrasja e Pjerin Xhuvanit) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”. Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit. Për dosjen, Salianji u dënua me 1 vit burg dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor të vitit 2019, pasi u shpall fajtor për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Ndonëse u dënua me burg, ai nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie. Vendimi i Shkallës së Parë për 100 orë punë në interes të publikut është ankimuar edhe nga i bashkëpandehuri në këtë çështje, gazetari Jetmir Olldashi./ZËRI

Poll

MOS HUMB