Politikë

Krahasimi me Ramën/ Berisha: PS hante pica në grevë, shkoni pyesni, ne do e bëjmë reale

Në fjalën e tij, Berisha tha se greva që ka ndërmend PD do të jerë reale, ndryshe nga ajo e socialistëve vite më parë.

k.m.
Krahasimi me Ramën/ Berisha: PS hante pica në grevë, shkoni
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë krasimin me grevën e urisë që prej kohësh planifikon Partia Demokratike me atë të PS-së. Në fjalën e tij, Berisha tha se greva që ka ndërmend PD do të jerë reale, ndryshe nga ajo e socialistëve vite më parë. Teksa fliste për aksionin e socialistëve, nuk i kurseu as batutat me ta.

Opozita diskuton për një opsion të grevës së urisë si formë e aksionit të saj, por nëse ndalemi vite më parë, ju e ironizonit kundërshtarin tuaj duke i thënë "eja bëjeni grevën te kati i parë i kryeministrisë". A ju step kjo nga mbajtja e grevës?

Berisha: Greva e urisë, e filluar nga Edi Rama që në bulevard. Po të them një gjë shko tek Piceri Era, merr faturat, 2 vakte kishin pizza dhe një dërgohej bërzolla. S'mund të impresionohesha dhe kisha porositur që të mos i prekte kush, pastaj filluan 'jo kemi të ftohtë', po hajdeni tek kati i parë. Nuk i thosha grevë urie kur ai djali shkonte dhe u dërgonte pizza me karrocë. Unë edhe mund t'i filmoja po nuk doja ti turpëroja duke ngrënë.

Çfarë thoshte Berisha për grevën e PS?


Berisha: Në janar të vitit 2007 një diplomat i shuar më vjen në zyrë për çështjen e certifikatave. Sa u ul në zyrë nxjerr telefonin, më fal thotë se po më merr zoti Rama. Mund të flas thotë? Jo i them unë në dhomën tjetër shko. Se ma dha Zoti që kjo do të ishte një kombinim. Doli në dhomën tjetër. E dija që Rama nuk e lëshonte pa 25 minuta se po të kapi në telefon mos e pyet. Kur pas nja 7-8 minutash më vjen sekretarja më thotë: Po të kërkon mund të vish? Shkoj unë, e hap autoparlantin e telefonit. Dhe kryetari juaj (I drejtohet socialistëve) i thoshtë unë po vdes këtu. Absolutisht po, le të dalë ta mohojë. Unë jam shtrirë këtu përdhe, unë do vdes tani, unë kështu e ashtu. Më thotë ky mua e shikon? Çfarë të shoh i them unë. Vdis i thuaj më sinqeritet. Se do t’i them axhës të vij të të hedhë një batanije sipër. Ç’ti thosha? Iku kjo. Në maj, unë në Zagreb, ishte takim i organizuar dhe më bie telefoni nga PE dhe më thonë se duhet të flasin urgjent me mua. Më thotë një mik i imi: Sali është një problem shumë serioz! Më tha një socialist, që Edi Rama po hyn në grevë, dhe po hyn për të vdekur. I them unë Edi Rama pot ë dojë ka një dhomë në kat të parë për të bërë grevën e urisë. Por ai nuk vdes kurrë se nuk do të hyjë kurrë. Megjithatë thuaji mikut që do t’i bëj funeralin shtetëror më madhështor që ka njohur Shqipëria dhe fjalimin më të bukur nekrologjik.

Greva e socialistëve nisi më 1 maj 2010 dhe përfundoi pas 18 ditësh. 22 deputetë të Partisë Socialistë dhe 180 mbështetës të opozitës nisën grevën e tyre të urisë pa afat para Kryeministrisë si formë proteste për realizimin e kërkesave të opozitës për transparencën zgjedhore./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB