Politikë

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Enkelejd Alibeajt/ Vula e PD-së i mbetet Berishës

Seanca u zhvillua në dhomë këshillimi pa praninë e palëve

E.K
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Enkelejd Alibeajt/ Vula e
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e deputetit Enkelejd Alibeaj, që të pezullohej vendimi i dhënë nga Apeli, që njeh si kryetar të Partisë Demokratike Sali Berishën.

Alibeaj në emër të PD Euroatlantike i kërkoi Gjykatës së Lartë pezullimin e efekteve të vendimit të 11 Qershorit të Gjykatës së Apelit. Vetë Alibeaj, i cili ka dorëzuar këtë kërkesë pak kohë më parë në Gjykatën e Lartë, aktualisht është distancuar nga Lulzim Basha, dhe synon themelimin e një partie të re politike.

Por një reagim ka ardhur edhe nga Basha. 

Demokratët Euroatlantikë të drejtuar nga Lulzim Basha kanë reaguar lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë lidhur me vulën dhe logon e PD-së. Përmes një deklarate për mediat, pretendojnë se vendimi i sotëm nuk ka pasur si objekt rrëzimin e rekursit.

“Mospranimi i kërkesës për pezullim, nuk është rrëzim i rekursit të paraqitur nga Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë për vendimin skandaloz të Apelit. Kërkesa e sotme lidhej vetëm me pezullimin e zbatimit të vendimit të Gjykatës së Apelit, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatë së Lartë. Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë nuk do të dorëzohen përballë padrejtësisë, pazari Rama-Berisha për vulën është një pazar kundër drejtësisë, kundër Shqipërisë,”- thuhet në reagim.

Pas një përplasje 3-vjeçare në kampin opozitar, në Qershor të këtij viti, Gjykata e Apelit vendosi se kryetari legjitim i PD-së është ish-kryeministri Berisha. Ky i fundit u rikthye fuqishëm në politikë pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së në 2021-in.

Por pavarësisht se Gjykata e Apelit ia dha vulën e PD-së Berishës, Lulzim Basha kishte paralajmëruar rekursin që në Korrik, kërkesë që u rrëzua këtë të martë.

Kujtojmë se Shkalla e Dytë la të paprekur vendimin e dhënë më 25 Mars të 2022 nga gjyqtari Agron Zhukri, i cili miratoi ndryshimet statutore të Kuvendit kombëtar të PD-së mbajtur në 11 Dhjetor 2021 thirrur nga Komisioni i Rithemelimit, rrjedhimisht edhe të gjitha vendimet që u morën në Kuvend, shkarkimi i kryetarit në atë kohë Lulzim Bashës dhe ndryshimet në strukturën e partisë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB