LIVE UPDATES

VULA e PD i shkon Berishës, kryedemokrati ftesë: Bashkohemi! Basha: Beteja vazhdon...

➤ Gjykata e Apelit të Tiranës njeh si kryetar të Partisë Demokratike, Sali Berishën, duke e zyrtarizuar tashmë edhe me vendim të formës së prerë. ➤ Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e parë, që është dhënë nga një tjetër trupë gjykuese me në krye Agron Zhukrin. ➤Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Elona Toro dhe Iliba Bezati vendosën që të mos pranojnë ankimimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj, duke ia marrë vulën e partisë më të madhe opozitare në vend Lulzim Bashës dhe ia dorëzuar Sali Berishës. ➤Pas vendimit, Sali Berisha ftoi të gjithë që të bashkohen, por nuk e përmendi me emër Lulzim Bashën. ➤ Ky i fundit, reagoi dhe u shpreh se vendimin e Apelit nuk e komenton dhe për të do të diskutojë me kolegët e tij gjatë mbledhjes. Ndër të tjera u shpreh se "beteja" e tij vazhdon, por nuk e përcaktoi për çfarë.

17 artikuj për këtë temë.
5 MUAJ ME PARE

Humbi vulën e PD, Basha pas takimit me krerët e degëve: Vendim i padrejtë, po shqyrtohet rekursi

VULA e PD i shkon Berishës, kryedemokrati ftesë: Bashkohemi! Basha:
Lulzim Basha

TIRANË-Lulzim Basha thotë se ende nuk ka një vendim se çfarë do të ndodhë me grupin e tij, pasi Apeli i dha vulën dhe logon Sali Berishës. Pas një takimi me krerët e degëve, Basha tha se në mbledhje është shprehur qëndrimi se vendimi i Apelit është i padrejtë dhe i pa bazuar në ligj. Ndërsa, tha se po shqyrtohet mundësia për rekurs në Gjykatën e Lartë. Basha u shpreh se do të vazhdojnë bashkëbisedimin me demokratët për një vendimmarrje të mëtejshme.

Lulzim Basha: Shqiptarët meritojnë të dinë se si PD dhe demokratët do jenë në gjendje të largojnë këtë qeveri. Nëse vendimet që marrin i shërbejnë kësaj ne do ecim para, por nëse përpiqen të na bëjnë pjesë të alivibive për të mbajtur në këmbë pazare, te ne do gjejnë të njëjtin realitet politik, si në rastin e amnistisë kemi treguar se jemi krah njerëzve. Bashkë me kolegët e mi, kemi një përgjegjësi ndaj atyre  këtë betejë e bëjnë për vlerat e demokratëve, jo për vulë, karrige. Ky është një moment, konspiracionet që u kanë shitur se ky ka qenë bashkëpunim mes Ramës dhe PD, s’ka dhe s’ka patur kurrë. Jemi në një situatë ku duhen marrë vendime serioze. Partneritet ynë është me qytetarët, me drejtësinë e refomuar. Ne do marrim vendimet e duhura. Është standard nuk është retorikë. Ka pasur një ndjesi të përligjur të padrejtësisë së këtij vendimi. Nuk i tremben asgjëje fiktive, as logo, as vula, as karrigia s’të bën demokrat më të mirë dhe qytetar më të mirë. Po është hedhur ideja e rekursit, po konsiderohet. Se ka mendim që vendimi është i padrejtë dhe i pabazuar në ligj. Kauza jonë nuk sjell rreth vetes ushtarë, vemje servilë, ushtria jonë është ushtria  e shpirtrave të shqiptarëve.  

5 MUAJ ME PARE

Apeli i dha vulën Berishës, reagon Alibeaj: Vendimin e zbatojmë pikë për pikë!

VULA e PD i shkon Berishës, kryedemokrati ftesë: Bashkohemi! Basha:
Enkelejd Alibeaj

TIRANË-Apeli vendosi që të mospranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt, duke njohur Rithemelimin si PD zyrtare. Pas këtij vendimi, Alibeaj u shpreh se do ta zbatojnë qëndrimin e Apelit për Vulën e PD-së pikë për pikë. I pyetur nga gazetarët para se të futej në mbledhjen me Bashën, Alibeaj nuk komentoi gjatë.

Ndërkohë, edhe deputeti Kreshnik Çollaku, tha se do respektojnë vendimin e Apelit. Ai tha se është deputeti i PD dhe do mbetet deputet i PD.

'I qëndroj atyre që kam deklaruar. Ka një vendim të gjykatës që kemi detyrimin ta respektojmë. Do komunikojmë më tej. Jam deputeti i PD dhe do mbetem deputet i PD. Vendimi është marrë, e respektojmë,"-tha Çollaku.

Vula e Partisë Demokratike tashmë është në duar të Sali Berishës. Vendimi u mor sot nga Gjykata e Apelit, trupa gjykuese e të cilës vendosi që t'i dorëzojë vulën "Rithemelimit". /ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Apeli i dha vulën e Partisë Demokratike Berishës, Basha: Vazhdojmë betejën

VULA e PD i shkon Berishës, kryedemokrati ftesë: Bashkohemi! Basha:

TIRANË-Pas vendimit të GJykatës së Apelit, ku i kaloi vilën e PD-së Sali Berishës, një reagim ka ardhur edhe nga Lulzim Basha, i cili më herët gëzonte vulën e partisë opozitare. Basha teksa hynte në mbledhjen me strukturat e partisë, ka deklaruar për mediat se do të vijojë betejën. Ai u shpreh se vendimin e Gjykatës së Apelit nuk e komenton dhe për të do të diskutojë me kolegët e tij gjatë mbledhjes. 

Lulzim Basha: Do vazhdojmë betejën. Në fund të fundit këtë betejë as nuk e vazhdojmë për logo dhe as për karrige, jemi bërë bashkë për diçka më të madhe. Kjo është një betejë shpirtrash për idealet e demokratëve. Sot është më e qartë se kurrë që Shqipëria meriton më shumë. Do të bëjmë gjithçka qe kemi në dorë, të vazhdojmë betejën tonë për një Shqipëri më të mirë. Nuk e komentoj vendimin e gjykatës. Vendimet për hapat do ti diskutojmë tani me kolegët. Të gjitha vendimet që do të marrim do të jenë në përputhje me atë angazhim që kem i marrë para demokratëve. Synimi është largimi i kësaj qeverie dhe hapja e perspektivës.

/ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Festë dhe zhgënjim në PD, Apeli lë pa vulë Bashën! Berisha kryetar! Beteja ligjore dhe 'njolla e turpit'

VULA e PD i shkon Berishës, kryedemokrati ftesë: Bashkohemi! Basha:
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

TIRANË- Këtë të martë Gjykata e Apelit riktheu sërish në duart e Sali Berishës logon dhe vulën e Partisë Demokratike. Një betejë më shumë se 2-vjeçare mes dy grupeve, nga njëra Lulzim Basha dhe deputetët që e mbështesin, në anën tjetër Sali Berisha me deputetët e tij. Ishte fakt që Berisha kishte kontrollin e shumicës së deputetëve dhe mbështetjen e shumicës së demokratëve, por ligjërisht, Sali Berisha nuk njihej si kryetar i Partisë Demokratike, pasi një proces gjyqësor maratonë për 30 muaj, i la demokratët pa identitet dhe kryetar “de facto”, pavarësisht se Basha kishte vulën dhe logon e partisë.

Përçarja në Partinë Demokratike, erdhi pas shpalljes ‘’non grata’’ të Sali Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më pas, përjashtimi nga grupi parlamentar i PD-së me firmë të Lulzim Bashës, atëherë në krah të Bashës ishin rreshtuar dhe shumica e deputetëve, që sot janë në krah të Berishës, të cilin më parë e njohën si kryetar të PD-së dhe pse pa vulë. Rrugëtimi ligjor i Partisë Demokratike nëpër dyert e gjykatave fillon pas Kuvendit Kombëtar të thërritur nga Sali Berisha.

Më 11 dhjetor 2021, Sali Berisha thërret Kuvendin Kombëtar, si përgjigje ndaj përjashtimit që Lulzim Basha i bëri në shtator të atij viti. Sali Berisha mblodhi delegatët e partisë në stadiumin “Air Albania”, ku ‘’zhveshi’’ Lulzim Bashën nga të gjitha detyrat në Partinë Demokratike, shkarkoi nënkryetarët, Sekretarin e Përgjithshëm, si dhe i ngriu kompetencat organeve drejtuese të partisë. Po ashtu Kuvendi Kombëtar i Sali Berishës, shpalli të pavlefshme Kryesinë e PD. Sali Berisha krijoi Komisionin e Rithemelimit, strukturë, e cila do të drejtonte partinë deri në zgjedhjet e reja për kryetar, ku Berisha e kishte të sigurt, karrigen e kryetarit.

Shtatë ditë pasi Sali Berisha mblodhi demokratët në stadiumin “Air Albania”, Lulzim Basha thërret një tjetër Kuvend Kombëtar më 18 dhjetor për të shfuqizuar vendimet e marra në Kuvendin ‘De juro”, të Berishës dhe e përjashtoi përfundimisht nga Partia Demokratike dhe sanksionoi në statut se nuk mund të jetë as anëtar partie një person që është i shpallur “non grata” nga aleati strategjik i Shqipërisë, SHBA-ja. Por sipas Berishës, asnjë vendim i marrë në Kuvendin e Bashës nuk kishte vlerë pasi ai tashmë ishte shkarkuar nga delegatët e Kuvendit të 11 dhejtorit.

Por ndërkohë që pritej që e drejta për karrigen e kreut të PD të përfundonte në gjykatë, 8 janari 2022, do të shënonte një pikë të fortë kthese në rrjedhën e demokratëve. Një përplasje e fortë mes tyre u regjistrua në selinë e PD-së. Mbështetësit e Sali Berishës, të prirë nga ai vetë tentuan të marrin me forcë selinë e PD, kjo e fundit e blinduar deri në detaje nga Basha dhe deputetët që e mbështesnin asokohe, por Berisha pavarësisht se shembi blindin, për çudi nuk hyri në seli. Por incidenti mbeti si një njollë e zezë në rrugën e PD-së.

Rikthehemi tek beteja ligjore. Më 25 mars 2022, Sali Berisha dhe Komisoni i Rithemelimit, iu drejtuan Gjykatës së Shkallës së Parë për të regjistruar ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 dhjetorit. “Fati” i këtyre ndryshimeve ishte në dorën e gjyqtarit Agron Zhukri. Ky i fundit tashmë jashtë sistemit gjyqësor si i shkarkuar nga Vetting-u. Kjo kërkesë e Rithemelimit, u pranua nga Zhukri. Pas këtij hapi, Enkelejd Alibeaj, si kryetar i komanduar në krye të PD-së pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, pasi humbi zgjedhjet e 6 marsit, ankimoi vendimin e Zhukrit dhe vula e demokratëve përfundoi në dyert e Gjykatës së Apelit.

Më 3 mars 2023, Apeli vendosi kthimin e çështjes në Shkallën e Parë. Vendim që Gjykata e Lartë e rrëzoi. Kjo e fundit i kërkoi Apelit të shqyrtonte çështjen me themel dhe të jepte vendim të formës së prerë. Pas këtij vendimi, Apeli mori sërish në dorë “fatin” e vulës së PD.

Por dhe ky vendim ashtu siç pritej do ketë kundërshtitë e veta. Ndërkohë që në Partinë Demokratike, Sali Berisha shpalli fitoren, në anën tjetër Lulzim Basha, me sa duket nuk do të dorëzohet. Kështu këtë të martë ai ka thërritur mbledhjen e organeve drejtuese, të cilat pas këtij vendimi janë të pavlefshme, për të lajmëruar hapin e radhës.

Rrugëtimi ligjor i Partisë Demokratike në dyert e gjykatave ka kaluar në disa hapa të rëndësishme. Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, mungesa e vulës e detyroi Sali Berishën të futej në zgjedhje me logon e partisë së aleatit të vjetër, Ilir Meta. Ndërkohë që dhe në zgjedhjet e 14 majit, Sali Berisha nuk u fut dot në zgjedhje me logon e miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit dhe as nuk mund të kishte emrin në fletën e votimit si kryetar partie, pavarësisht se tashmë ishte shpërngulur në selinë blu.

Beteja për vulën e PD, është një odise e gjatë përballjeje ligjore dhe politike. Tashmë festa është në kampin e Sali Berishës, ndërkohë nuk dihet ende se si do të luajë në këtë “tango” të re Lulzim Basha dhe si do të jetë fati dhe zgjedhja e deputetëve që e mbështesin. Mbetet për tu pare, por ndërkohë zgjedhjet parlamentare janë afër…/ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Apeli i dha vulën e PD-së Berishës, zbardhet VENDIMI: Basha 5 ditë kohë për rekurs

VULA e PD i shkon Berishës, kryedemokrati ftesë: Bashkohemi! Basha:
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

TIRANË- Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur që t’i kthejë ish-kryeministrit Sali Berisha vulën e PD-së. Apeli vendosi që të mospranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt, duke njohur Rithemelimin si PD zyrtare. Në vendimin e Apelit thuhet se kundër këtij vendimit mund të bëhet rekurs i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit.

NJOFTIM PER MEDIA

Në vijim të informacioneve të dhëna më herët dhe në respekt të së drejtës së publikut për t’u informuar mbi çështjet me interes publik dhe posaçërisht proceset mbi kërkesat për regjistrim në regjistrin e partive politike për subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë, ju njoftojmë si më poshtë:

Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, ka ushtruar rekurs ndaj vendimin nr. 44, datë 03.03.2023 të Gjykatës së Apelilt të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe ka kërkuar:

-Prishjen e vendimit nr. 44, datë 03.03.2023 të Gjykatës së Apelilt të Juridiksionit të Përgjithshëm.

-Deklarimin si të papranueshëm të ankimit paraqitur nga Deputeti Enkelejd Alibeaj ndaj vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

-Lënien në fuqi të vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë me vendimin nr. 786, datë 27.12.2023 ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr. 44, datë 03.03.2023 të Gjykatës së Apelilt të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim pranë asaj gjykate, me tjetër trup gjykues.

Në datë 11.06.2024 gjatë rigjykimit të çështjes në gjykatën e apelit, përfaqësuesi me autorizim av.Ivi Kaso i  Partisë Demokratike të Shqipërisë, “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit” kërkoi:

– “Mospranimin e ankimit të ushtruar ndaj vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.

Përfaqësuesit ligjor av. Indrit Sefa dhe av. Rezart Kthupi, të Partisë Demokratike të Shqipërisë e  përfaqësuar nga z. Enkelejd Alibeaj, kërkoi:

“Prishjen e Vendimit me nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke vendosur: Pushimin e gjykimit, pasi nuk legjitimohen”.

 Në përfundim të gjykimit, sot më datë 11.06.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Alma Ahmeti dhe anëtare znj. Elona Toro dhe znj. Iliba Bezati, vendosi:

-Mospranimin e ankimit të ushtruar kundër vendimit Nr.3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

-Kundër këtij vendimit mund të bëhet rekurs i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit.

-Vendimi i arsyetuar do t’i komunikohet palëve.

Tiranë, më 11.06.2024

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

5 MUAJ ME PARE

Gjykata i dha Berishës vulën e PD, Basha bën lëvizjen e radhës

VULA e PD i shkon Berishës, kryedemokrati ftesë: Bashkohemi! Basha:
Lulzim Basha

TIRANË- Pas vendimit të GJykatës së Apelit, ku i kaloi vilën e PD-së Sali Berishës, një reagim ka ardhur nga Lulzim Basha. Ky i fundit ka njoftuar se sot ne 17:00, do të mbledhë strukturat e partisë, për hedhjen e hapave te radhës. 

Gjykata e Apelit sot ka lënë në fuqi vendimin e parë, që është dhënë nga një tjetër trupë gjykuese me në krye Agron Zhukrin. Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Elona Toro dhe Iliba Bezati vendosën që të mos pranojnë ankimimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj, duke ia marrë vulën e partisë më të madhe opozitare në vend Lulzim Bashës dhe ia dorëzuar Sali Berishës.

Deri tani Lulzim Basha nuk ka pasur asnjë deklaratë lidhur me vendimin e gjykatës së Apelit që i dha vulën dhe logon e PD-së, Sali Berishës./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Vula gëzon Berishën, thirrje për bashkim: Dera është e hapur, respekt për kontributet dhe mendimin ndryshe

VULA e PD i shkon Berishës, kryedemokrati ftesë: Bashkohemi! Basha:
Sali Berisha

TIRANË- Rikthimin e vulës në duart e tij, kryedemokrati Sali Berisha duket se e ka pritur me gëzim. Nuk kaloi shumë nga marrja e vendimit, Sali Berisha reagoi në rrjetet e tij sociale. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Berisha, edhe pse pa përmendur emra bëri thirrje për bashkim mes demokratëve. Sipas tij, të gjithë ata që do të bashkohen do të marrin respektin e merituar për kontributin që kanë dhënë për Partinë Demokratike dhe do t'u respektohet mendimi ndryshe. Por në asnjë moment nuk e përmendi me emër Lulzim Bashën. Për këtë të fundit e ka thënë edhe më herët që bashkë me Enkelejd Alibeajn nuk do ta pranojë më kurrë në selinë blu, por nuk dihet nëse ka ndryshuar mendim. 

POSTIMI I SALI BERISHËS:

Mesazh për anëtarët dhe mbështetësit e PDSH! Të dashur demokrate dhe demokratë, simpatizantë dhe simpatizantë të PD. Sot është dita të falënderoj dhe të përulem me respektin më të madh para çdo demokrateje e demokrati që shkroi historinë në kuvendin e 11 Dhjetorit! Kjo nuk është historia e Sali Berishës, por historia e demokracisë dhe opozitarizmit, është mishërimi i aksiomës se Zoti është me qëndrestarët dhe guximtarët! Askush më shumë se demokratët nuk e kanë provuar këtë përgjatë këtyre 30 viteve, ne 1992 në rrëzimin e diktaturës, në 97 përgjatë rebelimit të kuq, por dhe sot ku pavarësisht presionit padrejtësive e kërcënimeve ata ja dolën, as të mos kapen, as te mos shiten dhe mbi të gjitha të mos zhduken! Qëndruan për Flamur! Këtij vendimi historia do ti njohë meritën e madhe të parandalimit të një mynxyre të vërtetë për vendin, kapjen e pluralizmit politik nga partia shtet. Por sot është ditë e mirë edhe për çdo demokrat e demokrate që nuk është me Sali Berishën, por që është me Partinë Demokratike me Flamurin e saj pasi ky moment u heq atyre hendekun e ndarjes me shumicën e vëllezërve dhe motrave të tyre! Sot dera për ta është e hapur dhe respekti për kontributet dhe mendimin ndryshe është i garantuar! Sot duhet të bashkohemi rrethe Flamurit te pamposhtur të betejave tona. Sot nuk ka fituar Sali Berisha, por demokracia. I vetmi i humbur sot është Edi Rama. Qëllimi ynë i përbashkët duhet të jetë bashkimi për rrëzimin e tij dhe rikthimin e shpresës tek shqiptarët për të realizuar së bashku rotacionin e vonua, shpëtimin e Shqipërisë! O sot o kurrë!/ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Vula në dorën e Berishës, demokratët duartrokasin në sallë

VULA e PD i shkon Berishës, kryedemokrati ftesë: Bashkohemi! Basha:
Pamje nga salla e gjyqit

TIRANË- Ivi Kaso, Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia, por edhe të gjithë deputetët e tjerë të Partisë Demokratike kanë dalë të buzëqeshur nga Gjykata e Apelit. Kjo pasi ia dolën që të fitonin çështjen kundër Lulzim Bashës dhe tashmë vula e Partisë Demokratike është në duart e tyre.

Nga salla e gjyqit kanë dalë pamje nga momenti kur gjyqtari jep vendimin, i cili pritet me duartrokitje dhe takime miqësore mes demokratëve. Por të njëjtën vendim nuk e kanë pritur mirë përfaqësuesit e Bashës. Teksa mbështetësit e Berishës festonin, Rezart Kthupi dhe Indrit Sefa, qëndronin kokulur në sallë. Ndryshe nga sa ka ndodhur deri më tani, pas dhënies së vendimit, asnjë prej tyre nuk dha asnjë prononcim për mediat./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Apeli i dha vulën Berishës, Meta: Fundi i një odiseje manipulimi dhe kapje të drejtësisë në çdo nivel

VULA e PD i shkon Berishës, kryedemokrati ftesë: Bashkohemi! Basha:
Ilir meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apelit, që i dha vulën zyrtare të PD-së grupimit të Rithemelimit, dhe duke njohur si kryetar të ligjshëm Sali Berishën. Në një reagim gjatë konferencës me gazetarët, Meta tha se dita e sotme ishte fundi i një odiseje të gjatë manipulimi, dhe kapje të drejtësisë në të gjitha nivelet.

Meta: Një Odise e tërë manipulimi, tjetërsimi, kapje në të gjitha nivelet e sistemit të drejtësisë është demonstruar për të shkatërruar pluralizmin dhe në veçanti PD-në. Urimet më të mirë për demokratët dhe opozitarët.

Sot është një moment i rëndësishëm për të shtuar forcat e vendosjes së legjitimiteti dhe rivendosjes së kushtetutshmërisë, rivendosjen e parlamentarizmit dhe vendosjen e llogaridhënies.

Shkatërrimi i opozitës i duhej Ramës për të grabitur zgjedhjet e fundit vendosi, sikurse ndodhi. Shkatërrimi i opozitës i duhet që të vjedhë qytetarët shqiptarë.

5 MUAJ ME PARE

“O moj Serbi, murin ta prisha, se mu më thon' Sali Berisha”/ Vula është e tyre, nis festa në PD

VULA e PD i shkon Berishës, kryedemokrati ftesë: Bashkohemi! Basha:
Pamje nga PD

TIRANË- Vula e Partisë Demokratike tashmë është në duar të Sali Berishës. Vendimi u mor sot nga Gjykata e Apelit, trupa gjykuese e të cilës vendosi që t'i dorëzojë vulën "Rithemelimit". Kaq ka mjaftuar që në selinë blu të nisë festa. Militantët janë mbledhur në selinë e Partisë Demokratike  dhe kanë filluar festën me këngë dhe valle. Në sfond dëgjohet kënga e Fatmira Breçanit, ndërsa militantët i dedikojnë edhe disa rreshta liderit historik të PD-së. 

“O Sali, o hero, ty gjithë Shqipëria të do,”- dëgjohet teksa këndojnë militantët, madje një prej tyre është i veshur me kostum popullor. 

MOMENTI ME VIDEO: 

 

 

5 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Gjykata i dha vulën Berishës, demokratët dalin me dy gishta lart

VULA e PD i shkon Berishës, kryedemokrati ftesë: Bashkohemi! Basha:
Pamje nga Gjykata

TIRANË- Gjykata e Apelit ka vendosur që të drejtën për të mbajtur vulën e Partisë Demokratike e ka...Sali Berisha. Vendimi është pritur me duartrokitje në sallën ku të dyja palët ishin mbledhur për të dëgjuar vendimin. Por edhe kur kanë dalë, deputetët e "Rithemelimit" nuk e kanë frenuar entuziasmin e tyre, pasi kanë dalë të gjithë me dy gishtat lart. Vetëm Gazment Bardhi "shkëputet" shpejt nga grupi dhe shkruan mesazhe në telefonin e tij. Me siguri është duke njoftuar të tjerët për vendimin që sapo u mor nga Apeli i Tiranës. 

FOTOT NGA GJYKATA: 

VULA e PD i shkon Berishës, kryedemokrati ftesë: Bashkohemi! Basha:

VULA e PD i shkon Berishës, kryedemokrati ftesë: Bashkohemi! Basha:

VULA e PD i shkon Berishës, kryedemokrati ftesë: Bashkohemi! Basha:

VULA e PD i shkon Berishës, kryedemokrati ftesë: Bashkohemi! Basha:

VULA e PD i shkon Berishës, kryedemokrati ftesë: Bashkohemi! Basha:

VULA e PD i shkon Berishës, kryedemokrati ftesë: Bashkohemi! Basha:

5 MUAJ ME PARE

Berisha merr vulën e PD, Noka del i qeshur nga gjykata: Gjetëm gjyqtarë me integritet. Basha e ka derën e hapur, të vijë

VULA e PD i shkon Berishës, kryedemokrati ftesë: Bashkohemi! Basha:
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka bërë një thirrje për bashkim menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i kaloi "vulën" Sali Berishës. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Flamur Noka tha se vendimi i sotëm u mor falë disa gjyqtarëve që kanë integritet, duke shtuar se dera e selisë blu do të jetë e hapur për të gjithë. Për të gjithë, pa përmendur emra edhe pse specifikisht u pyet për Lulzim Bashën, Noka u shpreh se janë të mirëpritur për t'u bashkuar në kauzën opozitare. 

PRONONCIMI I NOKËS:

Noka: Sot është një ditë e mirë për të gjithë demokratët. Zëri i tyre u dëgjua. U gjetën gjyqtarë me integritet që i dhanë zë të vërtetës. E vërteta që demokratët janë ata që vendosin me vullnetin e tyre çdo gjë që ka të bëjë me PD. Demokratët sot janë të bashkuar, vendimi i gëzon ata. Sot është një ditë e keqe për regjimin. Demokratët kanë një mision, ç'rrënjosjen e narkoregjimit. Një opozitë e zvarritur ka marrë fund. Sot opozita ka një opozitë të bashkuar.

Do e pranoni Bashën në PD?

Noka: Shtëpia juaj është PD. Për çdo demokrat është kjo thirrje, vlen për çdo demokrat. Por jo për ata që e ndjejnë veten në krahë të Edi Ramës. Për këto që është kundër këtij narkoregjimi, e ka derën e hapur. Kthehuni në shtëpinë tuaj sepse ka vend për të gjithë ata që janë kundër narkoregjimit. Nuk i bëj thirrje shërbëtorëve të narkoregjimit.

FJALA E FLAMUR NOKËS:

Sot është një ditë e mirë për të gjithë demokratët. Zëri i tyre megjithëse në oazin e padrejtësisë u gjetën gjyqtarë me integritet që i dhanë zë të vërtetës, e cila po zvarritej prej tre vitesh. E vërteta që demokratët janë ata që vendosin me vullnetin e tyre çdo gjë që ka të bëjë me Partinë Demokratike. Komenti yne është shumë i thjeshtë, demokratët janë të bashkuar, vendimi i gëzon ata. Por sot është një ditë e keqe për regjimin sepse demokratët e bashkuar nga sot do kenë vetëm një mision, çrrënjosjen e këtij narkoregjimi dhe kthimin e shpresës te shqiptarët. Një opozitë e përçarë ka marrë fund. Një opozitë e zvarritur ka marrë fund. Sot Shqipëria ka një PD të vërtetë. Sot Shqipëria ka një opzitë të bashkuar. Një opozitë të bashkuar që do i japë zë. ...Thirrja është për çdo demokrat, shtëpia juaj ka qenë dhe është PD. Kjo thirrje vlen për çdo demokrat, por jo për ata që e ndjejnë veten në krah të Edi Ramës. Çdokush që e ndjen veten demokrat dhe në opozitë me këtë regjim, është i mirëpritur. ...Ky është një vendim i formës së prerë që e kanalizon plotësisht këtë çështje. Kjo ditë nuk është për të festuar, as pë triumf. Është një ditë e vërtetës ku demokratëve iu bëhet thirrje të jenë të gjithë bashkë kundër narkoregjimit. Narkoregjimi duhet shembur që Shqpiëria të udhëtojë në Europë. Narkoregjimi është pengesa e vetme e udhëtimit evropian të Shqipërisë. Dhe na bie barra t’i prijmë kësaj beteje. Unë në emër të gjithë kolegëve iu bëj thirrje çdo demokrati të gënjyer, të mashtruar dhe të keqinformuar, kthehuni në shtëpinë tuaj se shtëpia juaj ka vend për çdo qytetar të këtij vendi që është kundër narkoregjimit. I bëjmë thirrje çdokujt që është kundërshtar i regjimit, nuk i bëjmë thirrje kurrë atij që është shërbëtor i këtij narkoregjimi. ...Në këtë oaz padrejtësish në këtë vend, ka edhe ndonjë ishull që akoma integriteti i udhëheq. Këto zonja treguan se integriteti prevalon mbi urdhrat politikë.

5 MUAJ ME PARE

Gjykata VENDOS! Vula i takon Berishës

VULA e PD i shkon Berishës, kryedemokrati ftesë: Bashkohemi! Basha:
Sali Berisha

TIRANË- Gjykata e Apelit të Tiranës njeh si kryetar të Partisë Demokratike, Sali Berishën, duke e zyrtarizuar tashmë edhe me vendim të formës së prerë. Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e parë, që është dhënë nga një tjetër trupë gjykuese me në krye Agron Zhukrin. Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Elona Toro dhe Iliba Bezati vendosën që të mos pranojnë ankimimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj, duke ia marrë vulën e partisë më të madhe opozitare në vend Lulzim Bashës dhe ia dorëzuar Sali Berishës.

Pas vendimit, Flamur Noka tha se kjo ishte një ditë e mirë për të gjithë demokratët. Gjatë parashtrimit të akteve dhe pretendimeve në gjyqin për vulën dhe logon, përfaqësuesi i Rithemelimit, Ivi Kaso ka deklaruar se asnjë kryetar nuk e pengon dot mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, duke iu përgjigjur akuzave të grupimit të Bashës.

Çështja e vulës së PD u kthye në apel pas një vendimi nga Gjykata e Lartë, ndërsa procesi zvarritet prej rreth dy vitesh e gjysmë./ZËRI 

5 MUAJ ME PARE

VULA e PD i shkon Berishës, kryedemokrati ftesë: Bashkohemi! Basha: Beteja vazhdon...

 

5 MUAJ ME PARE

Seanca për vulën e PD-së/ Gjykata e Apelit: Vendimin do e shprehim me shkrim

VULA e PD i shkon Berishës, kryedemokrati ftesë: Bashkohemi! Basha:
Vula e pd

TIRANË- Gjykata e Apelit të Tiranës ka nisur gjyqin për çështjen e vulës së Partisë Demokratike, e cila zvarritet që prej 3 vitesh.

Çështja në Apel po shqyrtohet nga një treshe gjyqtarësh me relatore Alma Ahmeti, ndërsa dy anëtarët janë Iliba Bezati dhe Elona Toro. Vendimi që do të marrë kjo treshe gjyqësore do të jetë një vendim i formës së prerë.

Pasi u këshilluan në dhomë këshillimi për të marrë vendim nëse do të legjitimojë palën e PD zyrtare në këtë proces, gjykata vendosi të rezervojë të drejtën për t’u shprehur për kërkesën në fund të çështjes, me shkrim.

“Vendimin nuk do e shprehim, pasi rezervojmë të drejtën për t’u shprehur për kërkesën e bërë nga Rithemelimi për të mospranuar PD-në zyrtare në çështje, në vendimin përfundimtar.”, u tha në qëndrimin e palës gjykuese. Ndërkohë gjyqi po vijon me parashtrimet e pretendimeve të palëve. Duke iu referuar procedurave ligjore, Gjykata ka të drejtë që për kërkesa të tilla të mos shprehet, por të shprehet në fund të çështjes me shkrimin, në vendimin përfundimtar.

Çështja për vulën e Partisë Demokratike u rikthye në Apel pas vendimit të Gjykatës së Lartë me 27 dhjetor 2023. Në vendim, Kolegji i Gjykatës së Lartë vlerëson se Apeli nuk ka kryer një hetim të plotë të çështjes, nuk ka kuptuar natyrën e mosmarrëveshjes dhe ka interpretuar gabim normat dhe ligjin procedural.

Gjykata e Lartë zbardhi më 18 mars arsyet që prishën vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e Partisë Demokratike të Shqipërisë./ZËRI 

5 MUAJ ME PARE

‘Mos pranoni ankimimin e Alibeajt’, nis seanca për vulën e PD-së në Apel: Basha dha dorëheqjen, por kishte akoma tagër si kryetar

VULA e PD i shkon Berishës, kryedemokrati ftesë: Bashkohemi! Basha:
Seanca ne apel

TIRANË- Gjykata e Apelit të Tiranës, ka nisur seancën ku do të shqyrtohet ccështja e vulës së Partisë Demokratike. “Rithemelimi” përfaqësohet në gjyq nga Ivi Kaso, Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia e ndërsa Lulzim Basha, përfaqësohet nga avokatët Rezart Kthupi dhe Indrit Sefa.

Përfaqësuesit e Berishës, kërkojnë nga trupa gjykuese mos pranimin e ankimit të bërë nga Enkelejd Alibeaj, pasi sipas tyre nuk janë palë në proces.

“Gjykata e Lartë në vendimmarrjen e saj ka orientuar gjykatën e Apelit, duke pretenduar moskuptim të çështjes nga gjykata e Apelit. Kemi të bëjmë me një kërkesë ankimore e firmosur nga një palë që nuk ka qenë palë në proces dhe, si thotë gjykata e lartë, palë që nuk ka bërë asnjë kërkesë procedurale për të qenë në proces. Vetë pala është e paqartë në çfarë cilësie procedurale ka firmosur. Ka firmosur si nënkryetar apo si përfaqësues me autorizim. Deputeti Alibeaj firmos një ankim në prill kur kryetari i tij Lulzim Basha kishte dhënë dorëheqjen në mars. Kërkojmë mospranimin e ankimit të bërë nga Enkelejd Alibeaj”, kanë thënë përfaqësuesit e Berishës në sallën e gjyqit.

Mirëpo, pala e Lulzim Bashës këmbëngulë që ankimimi i Enkelejd ALibeaj është bërë nga Partia Demokratike dhe jo si individë. Sipas tyre, në këtë proces PD është palë, e për rrjedhojë legjitimohet ankimimi i bërë. Ato kërkojnë të vijohet me shqyrtimin e themelit të gjykimit.

“Gjykata e Lartë konstaton se Apeli ka cilësuar se jemi në kushtet e vetëm një pale, Partisë Demokratike. Në rastin konkret jemi në kushtet kur kemi një vijimësi të ushtrimit të detyrës së kryetarit të partisë, fillimisht nga Lulëzim Basha e më pas nga Enkelejd Alibeaj. Subjekti që ankimon nuk është Alibeaj, por është Partia Demokratike e përfaqësuar nga Alibeaj. Nëse kryetari Basha nuk është shkarkuar, ai i kishte tagrat të përcillte tagrat përfaqësuese tek Enkelejd Alibeaj.

Në 21.3.22 Basha ka paraqitur dorëheqje, por kjo nuk i ka hequr tagrat e kryetarit të partisë. Kërkesa duhet të rrëzohet dhe duhet të vijojmë me shqyrtimin e themelit të gjykimit. Këtu nuk jemi në gjykim me palë kundërshtare. Procesi ka veç një palë, PD. Ajo që duhet të zgjidhë gjykata, cila është pala që ka tagrin e përfaqësimit të ligjshëm të PD”, tha avokati Kthupi.

5 MUAJ ME PARE

Apeli vendos sot për fatin e vulës së PD-së, deputetët mësyjnë në Gjykatë, ndahen në kampe

VULA e PD i shkon Berishës, kryedemokrati ftesë: Bashkohemi! Basha:
Deputetet e Rithemelimit brenda gjykates

TIRANË- Pas më shumë se dy vitesh zvarritje, Apeli i Gjykatës së Tiranës, pritet që të shprehet sot në lidhje me fatin e vulës së Partisë Demokratike zyrtare. Vendimi që pritet të jepet paraditen e sotme, do të ndiqet me interes nga të dyja kampet brenda PD-së, ndërsa shumë prej deputetëve janë parë sot në ambientet e Gjykatës.

Të pranishëm nga PD e Rithemelimit janë Gazment Bardhi, Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Albana Vokshi, Luciano Boci, Luan Baci dhe Elda Hoti. Ndërsa përfaqësues ligjor janë Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso. 

Ndërsa grupi i Bashës përfaqësohet nga anëtari i Kryesisë Endri Hasa, ndërsa avokatë janë Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi.

Dy palët që kërkojnë të njihen përfundimisht si Partia Demokratike, Rithemelimi dhe pjesa që mbështet Lulzim Bashën kërkojnë drejtësi nga togat e zeza në Apel. Treshja gjykuese përbëhet nga Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro.

Çështja për vulën e Partisë Demokratike u rikthye në Apel pas vendimit të Gjykatës së Lartë me 27 dhjetor 2023. Në vendim, Kolegji i Gjykatës së Lartë vlerëson se Apeli nuk ka kryer një hetim të plotë të çështjes, nuk ka kuptuar natyrën e mosmarrëveshjes dhe ka interpretuar gabim normat dhe ligjin procedural.

SI NISI PËRPLASJA PËR VULËN E PD

Më 11 dhjetor të 2021, Sali Berisha mbajti Kuvendin Kombëtar që shkarkonte Lulzim Bashën dhe ndryshoi logon dhe vulën

Më 18 dhjetor, Lulzim Basha zhvilloi Kuvendin e tij Kombëtar si përgjigje për Berishën dhe sanksionoi në statut se askush që është non grata nuk duhet të jetë pjesë e PD-së. Ndërkohë, po atë ditë mbështetësit e Berishës zhvilluan referendumin për ratifikimin e vendimeve të 11 Dhjetorit dhe nisi punën Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit.

Më 25 mars të 2022, Gjykata e Shkallës së Parë, me Gjyqtar Agron Zhukrin, tashmë të shkarkuar nga Vettingu pranoi kërkesën e Komisionit të Rithemelimit për të regjistruar ndryshime statutore, por vendimi u apelua nga Enkelejd Alibeaj, kryetar i komanduar në atë kohë.

Më 3 mars të 2023, Gjykata e Apelit vendosi ta kthente në shkallë të parë, por ndaj këtij vendimi u bë rekurs nga Flamur Noka në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Rithemelimi dhe çështja shkoi në Gjykatën e Lartë.

Më 27 dhjetor 2023, Gjykata e Lartë riktheu çështjen në Apel dhe në vendimin e saj jep urdhëresa që gjykata e shkallës së dytë ta zgjidh përfundimisht çështjen.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB