LIVE UPDATES

Partitë e djathta mbizotërojnë PE, Macron mundet nga Le Pen, Fredi Beleri korr sukses nga burgu

➤ Zgjedhjet evropiane që po mbahen në 27 vende janë mbyllur sot. Rreth 360 milionë europianë paten mundësinë të votojnë për të zgjedhur 720 anëtarë të rinj të Parlamentit Europian (PE). ➤ Një projeksion i parë i Parlamentit të ri Evropian ka treguar që e djathta ekstreme ka trimfuar. ➤ Partitë e qendrës dhe ato të gjelbra kanë humbur terren. ➤ Në Gjermani ka triumfuar CDU/CSU me gati 30% të votave. ➤ Rezultuatet kanë treguar një fitore historike për Tubimin Kombëtar të Marine Le Pen në Francë dhe ka mposhtur partinë e Presidentit Macron. Macron ka shpërndarë parlamentin dhe ka shpallur zgjedhjet ë parakohshme.➤Në Greqi, deri më tani Nea Demokracia, partia në pushtet rezulton fituese me 7 vende në PE. Kandidati i tretë më i votuar është Fredi Beleri, i cili ndodhet pas hekurave në Shqipëri, por me këtë rezultat ka siguruar një vend në Parlamentin Europian.➤Partitë e ekstremit të djathtë kanë korrur gjithashtu fitore të konsiderueshme në Austri.➤Viti 2019 pati pjesëmarrjen më të lartë në 15 vjet, me pak më shumë se 50% të votuesve me të drejtë vote. ➤ Është hera e parë që nga viti 1979 që Britania e Madhe nuk voton në zgjedhjet evropiane.

9 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Beleri siguron ulëse në PE nga qelia, i treti më i votuar në Greqi

Partitë e djathta mbizotërojnë PE, Macron mundet nga Le Pen,
Fredi Beleri

GREQI- Numërimi i votave për zgjedhjet për Parlamentin Evropian në Greqi ka shkuar në 87%. Deri më tani Nea Demokracia, partia në pushtet rezulton fituese me 7 vende në PE. Kandidati i tretë më i votuar është Fredi Beleri, i cili ndodhet pas hekurave në Shqipëri, por me këtë rezultat ka siguruar një vend në Parlamentin Europian.

I pari është Giorgos Attias me 21.153 vota, i ndjekur nga Vangelis Meimarakis me 16.076 dhe i treti Fredi Beleri me 13.286 vota. Lista vijon me Eliza Vozeberg (11.378), Manolis Kefalogiannis (11,081), Dimitris Tsiodras (8,827) i ndjekur nga Pirro Dhima dhe Stelios Kymbouropoulos.

1 VITE ME PARE

Humbi në zgjedhjet për PE, Macron shpërndan parlamenin: Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Partitë e djathta mbizotërojnë PE, Macron mundet nga Le Pen,
Emmanuel Macron

FRANCË- Presidenti Emmanuel Macron ka deklaruar se po shpërndan parlamentin dhe po bën thirrje për zgjedhje të reja pas performancës së ekstremit të djathtë në zgjedhjet evropiane. Ai ka kërkuar që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 30 qershor dhe 7 korrik.

Vendimi i Macron erdhi pas projeksionit të parë të Parlamentit Evropian. Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë ka shtrirë dominimin e saj mbi Parlamentin, ndërsa të Gjelbërit dhe centristi Reneë kanë rënë. Dy grupet e krahut të djathtë që janë shtëpia e shumicës së partive të ekstremit të djathtë kanë avancuar pak.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Projeksioni i parë, si do të duket Parlamenti i ardhshëm Evropian

Partitë e djathta mbizotërojnë PE, Macron mundet nga Le Pen,
PE

BRUKSEL- Fotoja e publikuar nga BBC tregon me përafërsi se si mund të duket Parlamenti i ardhshëm Evropian, pavarësisht se është ende herët për rezultatet përfundimtare.

Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë ka shtrirë dominimin e saj mbi Parlamentin, ndërsa të Gjelbërit dhe centristi Renew kanë rënë. Dy grupet e krahut të djathtë që janë shtëpia e shumicës së partive të ekstremit të djathtë kanë avancuar pak.

Partitë e djathta mbizotërojnë PE, Macron mundet nga Le Pen,

AfD e ekstremit të djathtë të Gjermanisë është përjashtuar nga grupimi Identity & Democracy për shkak të një sërë skandalesh, kështu që tani për tani ajo është pjesë e grupit të të pavarurve.

Hapësira e madhe poshtë krahut të djathtë është për 51 eurodeputetë të cilët nuk janë ende pjesë e ndonjë grupi politik.

1 VITE ME PARE

VOA: Zgjedhjet në BE dhe shqetësimet kryesore të votuesve

Partitë e djathta mbizotërojnë PE, Macron mundet nga Le Pen,
Parlamenti Evropian

BRUKSEL- Dhjetëra miliona njerëz në të gjithë Bashkimin Evropian po votojnë sot për Parlamentin e ri Europian. Këto zgjedhje pritet të zhvendosin bllokun më në të djathtë dhe potencialisht t’i japin një tjetër drejtim Bashkimit Evropian. Lufta në Ukrainë, ndikimi i politikave klimatike te fermerët dhe migrimi janë disa nga shqetësimet kryesore të zgjedhësve teksa hedhin votat për 720 anëtarët e Parlamentit Evropian. Rezultatet zyrtare të votimeve nuk mund të publikohen përpara se qendrat e fundit të votimit të mbyllen në Itali në orën 23:00. Sidoqoftë, disa të dhëna do të publikohen nga vetë Parlamenti Evropian në orën 20:30 sot.

Parlamenti Evropian në Bruksel u mbulua me pankarta që nxisin qytetarët të votojnë të dielën, në ditën e fundit të zgjedhjeve katër-ditore. Të dielën votohet në 21 vende të BE-së, përfshirë Francën dhe Gjermaninë. Në Francë, ndërsa udhëheqësja e të djathtës së vijë së ashpër Marine Le Pen nuk është në listën e kandidatëve, ajo pritet të dalë fituesja kryesore e këtyre zgjedhjeve. Sondazhet e nxjerrin partinë e saj “Tubimi Kombëtar” si fituese me 33% të votave. Partia rivale “Rilindja” e Presidentit Emmanuel Macron, sipas sondazheve, mund të marrë mbi 14% ndërsa socialistët francezë pritet të fitojnë 13% të votave.

“Vota ime ka të bëjë me luftën në Ukrainë. Një pyetje e mirë është kush mund të na nxjerrë nga kjo luftë? Unë nuk mendoj se dikush mundet. Por nëse kemi një Evropë të fortë, atëherë ndoshta do të arrijmë në atë pikë”, thotë Marie Toberghien, votuese franceze.

Zgjedhjet do të ndikojnë mënyrën se si Bashkimi Evropian, një bllok prej 450 milionë qytetarësh, përballet me sfidat. Ndër sfidat kryesore renditen veprimet armiqësore nga Rusia, rivaliteti i shtuar industrial nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara, ndryshimet klimatike dhe imigracion.

Në të gjithë Evropën, idetë nacionaliste kundër emigracionit që zonja Le Pen ka mbrojtur prej kohësh po fitojnë terren. Në Itali, partia e Kryeministres Giorgia Meloni gjithashtu pritet të sigurojë fitore.

“Shpresoj se Evropa do të ndryshojë sepse ajo që kemi parë deri tani nuk ka qenë një Evropë për Evropën. Ne kurrë nuk kemi qenë ‘Shtetet e Bashkuara të Evropës’ pasi të gjithë mendojnë për interesat e tyre. Por, tani keni një Bashkim Evropian që na udhëheq, prandaj nuk e kuptoj pse duhet të vazhdojmë me këtë Evropë”, thotë Paolo Taddeo, banor i Romës.

Që nga zgjedhjet e fundit të BE-së në vitin 2019, partitë populiste ose të të djathës së skajshme tani udhëheqin qeveritë në tre shtete: Hungari, Sllovaki dhe Itali. Disa parti të ngjashme janë pjesë e koalicionit qeverisës në vende si Suedi, Finlandë dhe, së shpejti pritet edhe në Holandë. Anketimet u japin populistëve një avantazh edhe në Belgjikë dhe Austri.

Greqia është vendi me pikëpamjet pozitive më të pakta për Bashkimin Evropian. Sipas një sondazhi 53% të grekëve kanë qëndrim negativ për BE-në. Një tjetër sondazh thotë se grekët gjithashtu kanë fare pak interes për të marrë pjesë në këto zgjedhje.

Nisur nga kjo, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis iu kërkoi grekëve të marrin pjesë në këto zgjedhje në mënyrë që Greqia të ketë një zë të fortë në Parlamentin Evropian.

“Në pesë vitet e ardhshme do të merren vendime shumë të rëndësishme në Evropë dhe është shumë e rëndësishme që të ketë një zë të fortë grek në Parlamentin Evropian, në mënyrë që Greqia të marrë sa më shumë nga Evropa”, tha zoti Mitsotakis pasi hodhi votën e tij.

Sondazhet parashikojnë se liberalët pro-evropianë dhe të Gjelbrit do të humbasin vende, duke tkurrur shumicën e qendrës së djathtë dhe të qendrës së majtë. Kjo do të vështirësojë përpjekjet për të miratuar ligjet e reja të BE-së.

Grupi ‘Partia Popullore Evropiane’ e qendrës së djathtë parashikohet të mbetet grupi më i madh i Parlamentit Evropian. Kjo e vendos kandidaten e tij, kryetaren aktuale të Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, në pozitë të favorshme për t’u riemëruar për një mandat të dytë.

Megjithatë, ajo mund të ketë nevojë për mbështetje nga disa nacionalistë të krahut të djathtë, si Vëllezërit e Italisë së kryeministres Giorgia Meloni, për të siguruar një shumicë parlamentare, duke i dhënë zonjës Meloni dhe aleatëve mundësinë për të fuqizuar pozitën e tyre.

Rezultatet zyrtare të votimeve nuk mund të publikohen përpara se qendrat e fundit të votimit të mbyllen në Itali në orën 23:00. Sidoqoftë, disa të dhëna do të publikohen nga vetë Parlamenti Evropian në orën 20:30 sot.

Marrë nga VOA

1 VITE ME PARE

Partia e Ficos ndryshon sloganin e fushatës pas atentatit

Partitë e djathta mbizotërojnë PE, Macron mundet nga Le Pen,
Slogani

SLLOKAVI- Partia e majtë populiste Smer e Sllovakisë shpresonte se do të përfitonte nga tentativa për vrasjen e kryeministrit dhe liderit të parties, Robert Fico, ngjarje e ndodhur më 15 maj.

Partia, e cila refuzon mbështetjen ushtarake perëndimore për Ukrainën, bëri ndryshime në minutën e fundit në disa nga tabelat e saj, duke zëvendësuar sloganin "Për paqen në Evropë" me "Për paqe - për Robert Ficon".

Megjithatë, sondazhet jozyrtare të kryera nga partitë sugjerojnë se Smer është mundur nga rivali kryesor i opozitës, Sllovakia Progresive liberale (PS).

Këto shifra sugjerojnë se PS do të kthejë gjashtë nga 15 eurodeputetët e Sllovakisë, krahasuar me pesë për Smer. Është e paqartë se cilit grup të Parlamentit Evropian do t'i bashkohen.

Smer dhe kolegët e majtë Hlas u suspenduan nga Partia e Socialistëve Evropianë në tetor pasi ata formuan një qeveri koalicioni me Partinë Kombëtare Sllovake të ekstremit të djathtë.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet për PE/ Moti i nxehtë mban grekët qendrave të votimit

Partitë e djathta mbizotërojnë PE, Macron mundet nga Le Pen,
Greqi

GREQI- Me rritjen e temperaturës në 33 gradë Celsius, numri i atyre që shkojnë në qendrat e votimit në kryeqytetin grek, Athinë, rivalizon numrin e atyre që kanë preferuar të shkojnë në plazh për të notuar.

Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet evropiane ishte 26.1% në mbarë vendin deri në orën 14:30 me orën lokale (11:30 GMT), që do të thotë se gjithsej 2,504,389 votues kishin hedhur votën e tyre deri në atë kohë.

Për krahasim, pjesëmarrja në të njëjtën kohë në zgjedhjet kombëtare të qershorit 2023 ishte 31.5%.

Përveç pjesëmarrjes dhe epërsisë së afërt të partisë në pushtet, sot interesi është fokusuar edhe në përqindjen që do të arrijnë partitë e ekstremit të djathtë. Vendvotimet janë të hapura deri në orën 19:00.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet për PE/ Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë nis festën në Austri

Partitë e djathta mbizotërojnë PE, Macron mundet nga Le Pen,
FPÖ

AUSTRI- Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë, FPÖ, po feston në Austri. Pas mbylljes së votimit, rezultatet tregojnë se ata janë në vendin e parë me 27% të votave. FPÖ ka lënë pas Partinë Popullore konservatore, ÖVP, me 23.5%, dhe socialdemokratëve, SPÖ, me 23%. Kjo është hera e parë që FPÖ del në vendin e parë në një zgjedhje mbarëkombëtare në Austri.

Mbështetja për FPÖ u rrëzua në vitin 2019, pas skandalit "Ibizagate", në të cilin ish-lideri i saj u kap në video duke i premtuar kontrata qeveritare një gruaje që paraqitej si mbesa e një oligarku rus.

Por partia ka kapitalizuar pakënaqësinë e votuesve me masat e pandemisë Covid-19, si dhe rritjen e kostos së jetesës dhe shqetësimet për luftën në Ukrainë. Zgjedhjet e BE-së shihen nga shumë austriakë si një provë për zgjedhjet e përgjithshme këtë vjeshtë, dhe Partia e Lirisë po ndihet e sigurt.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Parlamentin Evropian, triumfon CDU/CSU në Gjermani, Scholz pëson humbje të madhe

Partitë e djathta mbizotërojnë PE, Macron mundet nga Le Pen,
Olaf Scholz

GJERMANI- CDU dhe CSU kanë fituar në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Social Demokratët e kancelarit Olaf Scholz kanë pësuar humbje të mëdha, dhe sipas rezultateve mund të jenë në vendin e tretë.

CDU dhe CSU morën afërsisht 30% të votave dhe AfD e ekstremit të djathtë pritet të marrë 16-16.5%, me SPD shumë prapa me 14%.

Aleatët e koalicionit të Gjelbër të Scholz do të vijnë në vendin e katërt me rreth 12%, ndërsa FDP liberale ka rënë me 5%, thonë exit poll. Në vitin 2019, AfD mori 11% të votave dhe SPD 15.8%. Të Gjelbrit kishin marrë 20.5%.

1 VITE ME PARE

Arrestohet kandidati për eurodeputet në Greqi, po shpërndante fletët me emrin e partisë së tij

Partitë e djathta mbizotërojnë PE, Macron mundet nga Le Pen,
Fletë votimi

GREQI- Një kandidat për eurodeputet në rajonin ë Rodopës është vënë në pranga në Greqi. Mediat greke shkruajnë se ai është kapur duke shpërndarë fletë votimi të plotësuara me emrin e tij.

Konkretisht, kandidati për eurodeputet po shpërndante fletëvotimet e kryqëzuara të pakicës Partia e Barazisë, Paqes dhe Miqësisë (KIEF/DEB) me të cilën është kandidat për eurodeputet.

Kjo ka ndodhur jashtë qendrës së votimit në Myrtiski sot në mesditë. Nuk dihet se sa fletë të kryqëzuara kishte arritur të hedhë. Pas arrestimit ai është dërguar pas hekurave dhe nesër do të paraqitet në prokurori.

Poll

MOS HUMB