Politikë

Gazment Bardhi gjithnjë e më afër Berishës, mbledh deputetët për herë të parë në selinë e PD

Gazment Bardhi rikthehet në selinë e PD-së

E.K
Gazment Bardhi gjithnjë e më afër Berishës, mbledh
Gazment Bardhi dhe Sali Berisha

TIRANË- Sinjalet janë dhënë, bashkimi i deputetëve të grupimeve Berisha-Bardhi është gjithnjë dhe më i afërt, edhe pse ndoshta çështja më e madhe që i ndan është ajo për kryetarin. Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi, ka thirrur sot për herë të parë mbledhjen e përbashkët të deputetëve në ambientet e selisë qëndrore të PD-së.

Në këtë mbledhje do të bashkohen grupet e deputetëve të demokratëve të Gazmend Bardhit dhe atyre të Sali Berishës, duke u konsideruar kështu si hapi i radhës drejt bashkimit. Sipas njoftimit mbledhja do të zhvillohet sot në orën 15.00 në selinë qendrore të PD-së. Kjo është hera e parë që mbledhja e deputetëve zhvillohet në selinë e PD pas një kohe të gjatë, përpara se lufta mes Berishës dhe Bashës për selinë të ishte pa kthim. Një javë më parë Bardhi iu bashkua për herë të parë protestës së Rithemelimit, pas situatës së krijuar në Parlament.

Së fundi, deputetët pranë Berishës, qoftë Edi Paloka, qoftë Luçiano Boçi, në intervistat e tyre kanë folur për një shkrirje finale të demokratëve dhe tha se bashkimi i tyre është tashmë faktik. Pikat ku ndaheshin Bardhi dhe grupimi i Berishës janë disa, por padyshim më kulmorja është sulmi që ish-kryeministri i ka bërë prokurorisë së posaçme, një institucion që ka marrë mbështetjen e vazhdueshme të faktorit ndërkombëtar.

Në një kohë që lufta për PD-në vijon ende në dyert e Gjykatave, palët nuk përjashtojnë mundësinë dhe të krijimit të njuë force të re politike, në mënyrë që të marrin pjesë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB