
Gazment Bardhi
TIRANË- Partia Demokratike do të mbledhë nesër grupin parlamentar. Mbledhja është njoftuar përmes një mesazhi të shpërndarë nga Gazment Bardhi. Bardhi njofton kolegët e tij që nesër, në orën 15:00, duhet të jenë të pranishëm në selinë qendrore të PD.
Njoftimi i Grupit Parlamentar PD:
Të nderuar kolegë. Nesër, e hënë, ora 15:00, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në selinë qëndrore të PD. Ju falenderoj!
Kjo është mbledhja e parë që Bardhi do të zhvillojë me deputetët, që kur iu bashkua kryedemokratit Sali Berisha në protestën e nisur poshtë ballkonit të tij, pas vendosjes në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.
Poll