Politikë

FOTOLAJM/ Momenti kur PD-PS bëhen bashkë!

Edhe pse të dyja garojnë në Tiranë, njëra me Partinë Demokratike, tjetra me socilistët, kanë gjetur kohën që të kalojnë edhe bashkë për të kujtuar miqësitë e vjetra.

k.m.
FOTOLAJM/ Momenti kur PD-PS bëhen bashkë!
Julia Ilirjani dhe Julinda Dhame

TIRANË- Fushata elektorale duket se nuk i ka prishur disa miqësi! Ky është rasti i aktores Julia Ilirjanit dhe Julinda Dhamës, të dyja kandidate për deputete nga sigla të ndryshme partiake. Edhe pse të dyja garojnë në Tiranë, njëra me Partinë Demokratike, tjetra me socilistët, kanë gjetur kohën që të kalojnë edhe bashkë për të kujtuar miqësitë e vjetra.

Foton e ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale Dhame, duke ndarë edhe një mesazh me ndjekësit e saj. Në përshkrimin e fotos, ajo ndan se të dyja kanë një të përbashkët, dashurinë për kryeqytetin.

"Edhe kur s’jemi në të njëjtën anë të spektrit politik, me Julia Ilirjanin s’na ndan dot kush nga dëshira për një Tiranë më të mirë. Ajo me idetë e saj, unë me kokëfortësinë time – por që të dyja me dashni për qytetin tonë,"-shkruan Julinda Dhame.

FOTOLAJM/ Momenti kur PD-PS bëhen bashkë!
Julia Ilirjani dhe Julinda Dhame

Mesa duket edhe pse garojnë në listat e hapura për një vend në Kuvend, miqësia vazhdon./ZËRI

Poll

MOS HUMB