Politikë

FOTOLAJM/ David Cameron nesër në Shqipëri, shpaloset posteri gjigant në fasadën e Politeknikut

Në disa rrugë të Tiranës janë vendosur flamujt e Mbretërisë së Bashkuar

f.t
FOTOLAJM/  David Cameron nesër në Shqipëri, shpaloset posteri
David Cameron

TIRANË-Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron do të vizitojë Tiranën ditën e nesërme, më 22 maj. Përgatitjet mesa duket kanë filluar nga dita e sotme, ku në disa rrugë të Tiranës janë vendosur flamujt e Mbretërisë së Bashkuar dhe në fasadën e godinës së  Universitetit Politeknik është vendosur dhe një poster i madh me portretin e Cameron. 

“Welcome Lord Cameron”, shkruhet në poster.

FOTOLAJM/  David Cameron nesër në Shqipëri, shpaloset posteri
POSTERI
FOTOLAJM/  David Cameron nesër në Shqipëri, shpaloset posteri
FLAMUJ

Shefi i diplomacisë britanike do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bajram Begaj dhe MinistrIn për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Raportohet se fokusi i bisedës do të jetë tek emigrantët e paligjshëm dhe gjetja e një strategjia për pakësimin e numrit të tyre. Po ashtu biseda do të përqëndrohet dhe tek lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. /ZËRI

Poll

MOS HUMB