Politikë

Escobar në intervistën e fundit për Shqipërinë: Nuk na duhet një drejtues opozite që na kujton kohët e këqija

Escobar u largua nga detyra që mbante në fillim të muajit Maj

E.K
Escobar në intervistën e fundit për Shqipërinë: Nuk na
Gabriel Escobar

SHBA- Ish-zëvendësndihmës sekretari Amerikan i Shtetit, për Ballkanin, Gabriel Escobar, në një intervistë të dhënë në ditën e tij të fundit të punës, ka komentuar zhvillimet në Shqipëri. Escobar tha se vendi ynë ka ende probleme me korrupsionin, ndërsa tha që duhet të ketë një opozitë të fortë që të mund të krijojë mekanizma kontrolli për qeverinë.

Në një intervistë për Ilva Taren, Escobar, tha se shpreson që opozita në Shqipëri të jetë e qartë në udhëheqjen e saj dhe të mos zgjedhë në krye një njeri që kujton kohët e këqija të viteve 1990.

“Ka shumë sfida në Shqipëri. Çështja e korrupsionit, manipulimi i disa institucioneve. Na duhen parti politike të afta që të ruajnë njëra-tjetrën. 

Ne kemi nevojë për një opozitë që mund të mbajë qeverinë përgjegjëse, që mund t’u ofrojë njerëzve opsione, një sërë opsionesh për t’u përballur me sfidat me të cilat duhet të përballet Shqipëria në rrugën e saj evropiane.

Dhe për këtë duhet që opozita të jetë shumë e qartë se cili është qëndrimi i saj, e qartë për udhëheqjen e saj. Dhe më duhet të them, shpresoj që zgjedhja për drejtimin të mos jetë dikush që na kujton ditët e këqija e të vjetra në Shqipërinë e viteve ’90. Kështu që unë shpresoj se përfundimisht partia kryesore opozitare do ta gjejë rrugën e saj”, tha Escobar gjatë intervistës.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB