Politikë

Argita Malltezi tregon se përse Berisha nuk e ka dërguar ende çështjen e arrestimit në Strasburg

Argita Malltezi u shpreh se, duhet pritur dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për t’iu drejtuar Strasburgut.

E.K
Argita Malltezi tregon se përse Berisha nuk e ka dërguar ende
Sali Berisha dhe Argita Malltezi

TIRANË- Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha ka treguar këtë të hënë dhe arsyen se përse, Berisha nuk e ka çuar dosjen në Strasburg ashtu siç dhe kishte lajmëruar. Malltezi tha se kjo ka ardhur për shkak të teknikaliteteve që ka Strasburgu, ku nuk mund të marrë përsipër një dosje, në rast se nuk janë kaluar të gjitha hallkat e drejtësisë në Shqipëri. E ftuar në ‘’A2’’, Argita Malltezi u shpreh se, duhet pritur dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për t’iu drejtuar Strasburgut.

Argita Malltezi: Duhet të presim dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’iu drejtuar Strasburgut, ne kemi kërkuar që Strasburgu të marrë parasysh që në qershor bëhen 6 muaj dhe digjet mandate, që është një nga qëllimet e tyre, qëllimi i madh është dobësimi i opozitës.

Sali Berisha ndodhet në masën e sigurisë "Arrest shtëpie", dhënë nga Gjykata e Posaçme, pasi Berisha refuzoi të respektonte masën më të lehtë të sigurisë të dhënë më herët nga GJKKO, atë të "Detyrimit të paraqitjes". Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv "Partizani". Po në "Arrest shtëpie", ndodhet dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Ky i fundit akuzohet për "Korrupsion aktiv", dhe "Pastrim parash". Berisha dhe më herët ka kërkuar përjashtimin nga gjykimi të Irena Gjokës, por dhe leje për të shkuar në Kuvend, të dyja janë hedhur poshtë./ZËRI

Poll

MOS HUMB