Politikë

Turi me diasporën, Rama njofton takimin e radhës, data dhe ora

Takimi do të zhvillohet në Viale Gabardi 43, 21052, Busto Arssizo Va.

E.K
Turi me diasporën, Rama njofton takimin e radhës, data dhe ora
Foto që njofton takimin

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar takimin e radhës me shqiptarët e diasporës. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rama bën me dije se takimi i radhës do të jetë në Milano dhe do të zhvillohet më datë 26 Maj në orën 11:00. Takimi do të zhvillohet në Viale Gabardi 43, 21052, Busto Arssizo Va.

Më 12 Maj, Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin e parë me shqiptarët në diasporë në Greqi. Takimi u zhvillua nmë stadiumin e mbyllur “Galatsi”, të Athinës ku pjesëmarrës ishin më shumë se 7000 shqiptarë. Gjatë fjalimit të tij të gjatë, Rama foli për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB