Politikë

"Fotoja me Azgan Mërnicën ka 3 vite", Baçi i përgjigjet Felajt: Arrogante, gënjeve

Ndër të tjera, Baçi i bëri thirrje Felajt që të kërkojë ndjesë për deklaratat e bëra.

f.t
"Fotoja me Azgan Mërnicën ka 3 vite", Baçi i
Luan Baçi dhe Ermonela Felaj

TIRANË-Pas publikimit të fotos së deputetit me autorin e vrasjes së policit në Fier Novruz Cenalia, reagimet ishin të shumta kundër Luan Baçit. Nënkryetarja e Kuvendi Ermonela Felaj, i ka bërë thirrje policisë kriminale dhe SPAK që t’i rikthehen hetimeve për krijimin e këtyre strukturave.

"Mua më kanë zhgënjyer kolegë deputetë të opozitës të reagimet e tyre për rastin e ngjarjes së rëndë në Fier. Ka të dhëna nga media, që janë konfirmuar edhe përmes qëndrimeve që kanë mbajtur kolegë deputetë që këta njerëz janë përdorur nga politike në zgjedhjet e 2021. U krijuan të ashtuquajtura struktura të votës për të cilat disa kolegë të opozitës thanë se kemi marrë njerëz profesionistë për të mbrojtur votën. Ngjarja në Elbasan, ngjarja në Fier… Është dhe dikush tjetër që është duke vuajtur dënimin me burg për mbrojtjen e votës në qarkun e Fierit. Kjo tregon se në zgjedhjet e 2021 janë mobilizuar e rekrutuar elementë kontigjentë kriminal. Kjo çështje ka ngelur pa u hetuar sepse me të është marrë prokuroria jo kompetente.,"-u shpreh ajo.

Në reagimin e tij Baçi thotë se fotoja e publikuar në media, ku ai shfaqet me vrasësin e policit në Fier, është e realizuar para disa vitesh. Ndër të tjera, Baçi i bëri thirrje Felajt që të kërkojë ndjesë për deklaratat e bëra.

"Në seancën e dt. 16 Majt, znj. Felaj, duke shfrytëzuar mungesën time në disa minuta, na paska deklaruar se deputetët e opozitës nuk qenkan distancuar nga  krimi që ndodhi në Fier, për vrasjen e policit dhe nuk kërkuan që autori të dorëzohet! Shfrytëzuan një foto timen të dalë me autorin e krimit 3 vjet më parë, kur ai ishte vetëm 19 vjeç dhe krejt i pafajshëm dhe filluan sulmin si skutha dhe në mënyrë të paturpshme. Zj. Gënjeshtare, arroganca dhe mendjemadhësia juaj, garancia që ju jep partia juaj, duke ju punësuar me farë e me fis në prokurori, gjykata dhe në çdo zyrë të shtetit, në mënyrë abuzive, ju ka errësuar arsyen dhe bëni deklarata të pa vërteta, duke gënjyer paturpësisht! Kërko ndjesë, po të ka mbetur një fije dinjiteti prej zonje”-tha Baçi.

 

Poll

MOS HUMB