Politikë

Fluturimet me avion, Rama: Udhëtoj me klasin ekonomik, biletat e familjes i paguaj vetë

Sa i takon fluturimeve, në rastet kur ai udhëton jashtë detyrës si kryeministër, ai dhe familja i paguajnë vetë biletat e tyre

E.K
Fluturimet me avion, Rama: Udhëtoj me klasin ekonomik, biletat e familjes i
Edi Rama

TIRANË- Për herë të parë pas shumë akuzave, kryeministri Edi Rama ka dhënë sqarime mbi sulmet që i bëhen vazhdimisht nga opozita për fluturimet e tij të shumta jashtë vendit, dhe me familjarët e tij. Në konferencën e sotme me gazetarët, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët dhe në lidhje me akuzat e bëra nga Sali Berisha, që sipas tij Rea Xhillari ka përfituar tendera publikë. Sa i takon fluturimeve, në rastet kur ai udhëton jashtë detyrës si kryeministër, ai dhe familja i paguajnë vetë biletat e tyre.

“Kurrë, kurrë, në asnjë rast, asnjë anëtar i familjes sime nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike, dhe jo vetëm kaq, por meqë po ma jepni këtë mundësi, dua ta mësojnë të gjithë, edhe ata që mbase mund të impresoniohen, nga akuzat miliona euro për fluturimet.

Unë dhe të gjithë anëtarët e familjes sime që udhëtojnë me mua, udhëtoj në dy mënyra, në rastet e vizitave zyrtare apo të punës sime, me avionin përkatës, në të gjitha rastet e tjera, me avionët e linjave si të gjithë shqiptarët, me klasin ekonomik, dhe me shpenzimet e mija.

Çdo biletë e kemi paguar vetë, nuk e ka paguar shteti. E them këtë për tju treguar se si e kuptojmë ne në familjen tonë detyrën time. Unë e them me shumë krenari, edhe pse kjo në fakt duhet të ishte një normë, që çdo përpjekje për të bërë pis familjen time, është një përpjekje shumë e neveritshme që nuk ka asnjë shans që të fitojë”, tha Rama.

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB