Politikë

Çështja McGonigal/ Rama i qetë: SPAK të hetojë

Ai tha se nuk është i shqetësuar dhe se nuk ka pse, pasi kjo çështje është hetuar në SHBA.

f.t
Çështja McGonigal/ Rama i qetë: SPAK të hetojë
Rama dhe Mcgonigal

TIRANË- Gjatë konferencës së fundvitit kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje çështjen e ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal, për të cilin SPAK ka nisur një hetim. 

Ai tha se nuk është i shqetësuar dhe se nuk ka pse, pasi kjo çështje është hetuar në SHBA.

Rama: Nuk e di pse duhet të jem i shqetësuar, e kam thënë me detaje dhe ajo çështje është hetuar në SHBA dhe është shumë e qartë se ska asnjë lidhje me këtu, SPAK ta hetojë. Nuk ka asnjë problem!

Ndërkohë kujtojmë se ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal pranoi të premten fajësinë se kishte marrë 225,000 dollarë nga shqiptaro-amerikani, Agron Nezaj, i cili sipas dokumentave në gjykatë, u bë informatori për hetimin e FBI-së lidhur me kontaktet dhe takimet e tij në Shqipëri. Pranimi i fajësisë u bë në gjykatën federale në Uashington, në bazë të një marrëveshjeje mes prokurorëve dhe avokatëve të McGonigal. /ZËRI

Poll

MOS HUMB