
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët ka folur dhe në lidhje me zhvillimet e fundit mbi hetimet e SPAK për ish-ministrin dhe ish-kreun e SASPAC Ilir Beqaj.
“Beqaj sapo ju dha një akuzë, iku nga detyra. Ilir Beqaj në momentin që u vu nën akuzë dha dorëheqjen. Ishte koordinatori i ndihmës, që nuk menaxhon fonde të Bashkimit Europian. Është zyrë në funksion të qeverisë shqiptare dhe akordimit të fondeve të huaja. Kështu që zhurma e bërë për zhvatje fondesh të BE-se është gënjeshtër”.
I pyetur se a është zhgënjyer nga Ilir Beqaj duke pasur parasysh dhe një deklaratë të hershme të tij se ‘nuk ka hajdut 2 metra’ ai u shpreh:
"Se kush është hajdut nuk e përcakton as ti as unë, e përcakton vendimi i formës së prerë të gjykatave dhe nuk dua të hyj fare në komente të rastit, për aq sa jam informuar deri tani akuza është shpërdorim detyre dhe jo korrupsion. Sepse është fjalë e madhe kjo hajdut dhe liria e fjalës që përdoret për të damkosur dikë si hajdut është abuzim dhe këtë nuk ia thua as ti e as unë. Përpara se të bëjmë gjyqin popullor të individëve, keni detyrën të ngrini dyshime dhe supozime, të bëni investigime por atë fjalën e madhe ia vendos gjykata sepse përcillet një mesazh shumë negativ dhe çedukohet publiku, sipas meje. Sipas meje, mbetet për tu parë, por fjalën do ta marrësh mbrapsht se s’ke prova dhe kur të kesh prova do të ndryshoj mendim. Fakti që dikush është nën hetim, nuk do të thotë që cilido që për arsye a mosarsye të lidhur me politikën, me median, me partinë të turret drejt një individi nën hetim". Zëri