
TIRANË- Në përfindim të seancës plenare avokati Genc Gjokutaj e quajti të papranueshme mbikqyrjen policore si dhe ndalimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për të komunikuar. Sipas Gjokutaj gjykata fillimisht duhet të merrte leje nga Kuvendi.
Avokati: Ky ishte vendimi sot. Ajo që ishte shqetësuese është se ky vendim vjen me ndalim komunikimi për një deputet. Duhet të ishte marrë autorizim i veçantë nga kjo gjykatë. Pritej se kjo gjykatë ka bërë dhe shkelje më të mëdha. Vendimi ishte i thatë; ndalimi i komunikimit, dhe lejimi vetëm me familjarët që bashkëjeton. Gjykata pritet të jap një shkurtim vendimi. Berish ndodhet në shtëpi, ne do të ndjekim rrugën e hetimit sipas ligjit. Nuk e dimë mënyrën se si do të procedohet, pasi arresti i shtëpisë nuk shoqërohet me forca policore.
Nën hetim dhe në masë arresti shtëpie për privatizimin e Partizanit është edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi i cili ndërtoi kulla mbi territorin e kompleksit sportiv./ZËRI