Politikë

Erjona Ismaili jep dorëheqjen nga posti si bashkëkryetare e PS Vlorë: Po hap rrugën për drejtuesit e rinj

Përmes postimit në rrjetet sociale, Ismaili tha se largimi nga ky post synon t’i hapë rrugë procesit të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj të Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës.

l.k
Erjona Ismaili jep dorëheqjen nga posti si bashkëkryetare e PS
Erjona Ismaili

VLORË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, përmes një reagimi publik, ka njoftuar dorëheqjen nga detyra e bashkëkryetares së Partisë Socialiste të Vlorës.

Përmes postimit në rrjetet sociale, Ismaili tha se largimi nga ky post synon t’i hapë rrugë procesit të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj të Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës. Ajo thekson gjithashtu se është përpjekur që këtë detyrë ta bëjë me përkushtim dhe integritet.

"Ka qenë privilegj dhe përgjegjësi që, për 1 vit e 3 muaj, të drejtoj si bashkëkryetare Partinë Socialiste të Vlorës, falë besimit dhe mundësisë së dhënë nga Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Një detyrë që jam përpjekur ta ushtroj me përkushtim, korrektësi dhe integritet, e vetëdijshme për hapjen që mbart drejtimi dhe përgjegjësinë e një strukture kaq të rëndësishme.

Sot, në kuadër të nivelit të fundit të riorganizimit të Partisë Socialiste, jap dorëheqjen nga detyra e bashkëkryetares, duke i hapur rrugë procesit demokratik të zgjedhjes së drejtuesve të rinj të Partisë Socialiste të Vlorës.

Faleminderit çdo socialisti, anëtari, çdo drejtuesi dhe personaliteti për ata që janë, besimi dhe përgjegjësia e tyre gjatë gjithë kësaj periudhe, duke u nxitur të më shumë se një model të mirën dhe të kontribuoj për një model drejtimi të caktuar për punën e një personi.

Mirënjohëse për këtë kapitull dhe për gjithçka ndërtuam së bashku", shkruan Ismaili.

Ismaili ka udhëhequr strukturat e PS-së në Vlorë së bashku me Klevis Kason për 1 vit e 3 muaj. Ndërkohë, si Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, u emërua më 27 shkurt të këtij viti./ZËRI

Poll

MOS HUMB