Aktualitet

Edhe Kurtulaj si Beqaj, do lirim me kusht! Bashkëpunëtori i ish-ministrit: Sa e shita një "Q7"...

Ndërsa Beqaj ka ofruar të vendosë si garanci 50 mijë euro, Kurtulaj ka vetëm të ardhurat e shitura nga makina e tij.

k.m.
Edhe Kurtulaj si Beqaj, do lirim me kusht! Bashkëpunëtori i
Ermal Kurtulaj dhe Ilir Beqaj

TIRANË- Njëjtë si ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, edhe bashkëpunëtori i tij, Ermal Kurtulaj ka kërkuar liri me kusht. Ndërsa Beqaj ka ofruar të vendosë si garanci 50 mijë euro, Kurtulaj ka vetëm të ardhurat e shitura nga makina e tij, të cilat është i gatshëm që t'ja vendosë në dispozicion gjykatës si garanci pasurore.

"Sapo kam shitur një "Audi Q7", mund ta vendos shumën e parave si garanci pasurore,"-tha ai ndër të tjera.

Në seancë i pranishëm është edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, ndërkohë që verdikti do jepet nga gjyqtarja Rudina Palloi./ZËRI

Poll

MOS HUMB