Aktualitet

Pse mjetin e kishte Kurtulaj? Beqaj në GJKKO: Me të ardhurat përballoj disa makina, por s'kam patentë

Ilir Beqaj u shpreh se ka të ardhura për të blerë dhe mbajtur disa makina njëherazi, por nuk mund t'i përdorë pasi nuk ka patentë.

k.m.
Pse mjetin e kishte Kurtulaj? Beqaj në GJKKO: Me të ardhurat
Ilir Beqaj

TIRANË- Vijon ende seanca në GJKKO ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Para trupës gjykuese Beqaj dha shpjegime edhe për makinën që përdorej prej tij, por që ishte në e regjistruar në emër të bashkëpunëtorit të tij, Ermal Kurtulajt. Beqaj u shpreh se ka të ardhura për të blerë dhe mbajtur disa makina njëherazi, por nuk mund t'i përdorë pasi nuk ka patentë.

"Unë gjithmonë hipi pasagjer se s'kam patentë. Një makinë të tillë mund ta përdor pa problem me të ardhurat që kam, mund të përballoj jo shpenzimet e kësaj makine por disa të tilla me të ardhurat që kam, s’kam arsye ta fsheh,"-tha Beqaj në seancë.

Në seancë i pranishëm është edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, ndërkohë që verdikti do jepet nga gjyqtarja Rudina Palloi./ZËRI

Poll

MOS HUMB