Aktualitet

Krim pasioni në Fier/ I riu vritet nga bashkëshorti i të dashurës, autori: Gruaja më thoshte se po kënaqej me të

I riu nga Fieri u bë viktimë e xhelozisë së bashkëshortit të bashkëjetueses së tij.

k.m.
Krim pasioni në Fier/ I riu vritet nga bashkëshorti i të
Xhimi Baka

FIER- Një ditë pas vrasjes së ndodhur në Fier, detaje të tjera kanë dalë në dritë për atë që sollli ekzekutimin me thikë të 23-vjeçarit Xhimi Bakaj. I riu nga Fieri u bë viktimë e xhelozisë së bashkëshortit të bashkëjetueses së tij. E dashura e tij ishte në një proces divorci me të shoqin e saj, Xhulian Miho, por në kushtet kur padia nuk kishte kaluar ende në fazë shqyrtimi nga Gjykata e Fierit, ajo kishte vendosur që të shkonte dhe të jetonte me të dashurin e saj të ri.

Me vete kishte edhe 3 fëmijët që kishte me Mihon.

Të dy, si viktima, ashtu dhe 39-vjeçari kishin pasur edhe më parë konflikte me njëri-tjetrin, por e djeshmja ishte fatale. E gjitha nisi me një konflikt verbal dhe më pas, edhe janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, deri në momentin kur 39-vjeçari, ka marrë thikën dhe e ka qëlluar tre herë në pjesë të ndryshme të trupit të riun. Baka u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti t'u mbijetonte plagëve të marra dhe si pasojë humbi jetën. Pas ngjarjes, autori u arrestua menjëherë, e në dëshminë e tij në Policinë e Fierit u shpreh se në fakt thika nuk ishte e tij, por e viktimës. 39-vjeçari, i cili punonte në një lavazh, tregoi edhe detaje që kishin shkaktuar shtimin e tensioneve mes palëve. 

“Gruaja më merrte në telefon dhe më thoshte se po kënaqej me të dashurin e ri, më kërkonte para për fëmijët. Edhe Xhimi më vinte te puna dhe më bënte karshillëk,”- është shprehur autori.

Megjithatë ky është vetëm versioni i tij, pasi pritet që në orët në vijim të merret edhe dëshmia e bashkëshortes së autorit./ZËRI

Poll

MOS HUMB