Politikë

Duka: Rama dhe Kurti u njoftuan nga protokolli për vendet në stadium

Kreu i FSHF, ka nxjerrë "zbuluar" kryeministrin Rama, i cili një natë më parë në një emision televiziv tha se nuk ishte në dijeni të vizitës së Kurtit.

E.K
Duka: Rama dhe Kurti u njoftuan nga protokolli për vendet në stadium
Edi Rama, Armand Duka dhe Albin Kurti

TIRANË- Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka deklaruar këtë të premte se kryeministri Edi Rama dhe ai i Kosovës Albin Kurti kanë qenë njoftuar nga protokollet përkatëse për praninë e njëri-tjetrit në stadiumin "Air Albania" më 12 tetor, ditën e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Çekisë.

Gjatë një interviuste për "News 24" kreu i FSHF, ka nxjerrë "zbuluar" kryeministrin Rama, i cili një natë më parë në një emision televiziv tha se nuk ishte në dijeni të vizitës së Kurtit.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: President, kjo Kombëtare po bën atë që nuk po bën dot politika, keni bërë bashkë Shqipërinë e madhe në fushë dhe në tribuna, por nuk arritët të bënit dot bashkë Ramën dhe Kurtin, ishin të ndarë në tribunë, kaq e vështirë është i bësh bashkë në këto momente?

Armand Duka: Ne, por më shumë ekipi kombëtar, i ka bërë bashkë. Ne kemi bërë bashkë lojtarët që vijnë nga të gjithë trojet shqiptare, ne i kemi bërë bashkë për sa kohë i kemi sjell në stadium, për më tej ato duhet t’i shohin vet punët e tyre.

Pyetje: A tentuat folët më stafet e dy kryeministrave për tu ulur pranë, do ishte më i plotë ky bashkim, se sa duke bërë tifo në kate të ndryshme?

Armand Duka: Të dy janë lajmëruar nga protokolli i shtetit shqiptar për të ardhur në stadium. Në kohën kur janë lajmëruar janë akomoduar në vendet më të mirë të mundshme, besoj se kanë qenë akomoduar shumë mirë, mbase miqtë nga Kosova dhe Maqedonia kanë qenë edhe në kushtet më të mira se sa Rama, sepse kanë qenë në kushtet komode të ofruara nga Federata e Futbollit.

Çfarë tha Rama mbrëmë?

Edi Rama: Kisha 3 vendet që kisha vetë. Mu nuk më informoi askush. Në boksin e veçantë ishte jo vetëm Albini, por dhe një pjesë e anëtarëve të qeveri së Kosovës dhe zv.kryeministri i Maqedonisë, ishte dhe zv/kryeministrja jonë. Unë kur shkojë në Kosovë i njoftoj të gjithë dhe kush më pret me pret, kush s’më pret s’më pret.

Dy liderët, Edi Rama dhe Albin Kurti dhe pse ishin shumë pranë njëri-tjetrit në stadiumin "Air Albania" nuk u takuan me njëri-tjetrin, duke rikonfirmuar kështu marrëdhëniet e "ngrira" mes dy qeverive. Dhe pak ditë më parë në takimin e Samitit të Procesit të Berlinit, të zhvilluar në Tiranë, dy kryeministrat ishin formalë në takimin mes tyre ndërsa ''ftohja'' ishte dukshëm e pranishme./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB