Politikë

Nuk i bashkoi as Kombëtarja/ Rama: S'kisha dijeni për vizitën e Kurtit

"Takimin e munguar" të asaj dite e justifikon me faktin se nuk ka pasur dijeni. 

Zeri
Nuk i bashkoi as Kombëtarja/ Rama: S'kisha dijeni për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin "Opinion" ka komentuar këtë enjte raportet me homologun e Kosovës Albin Kurti. Dy liderët nuk i bashkoi as ndeshja e kombëtares së futbollit më 12 tetor. Ata u panë larg njëri-tjettri. 

Sipas Ramës nuk është vënë në dijeni nga protokolli për vizitën e Kurtit ndërsa shtoi se ai nuk e bën një gjë të tillë kur shkon në Kosovë. "Takimin e munguar" të asaj dite e justifikon me faktin se nuk ka pasur dijeni. 

Edi Rama: Unë nuk merrem me organizim e protokoll. Unë kisha tre vendet që kisha vetë dhe u ula në tre vendet që kisha vetë. Në boksin e veçantë ishte jo vetëm Albini por dhe një pjesë e qeverisë së Kosovës, zëvendëskryeministri i Maqëdonisë së Veriut. Unë kur shkoj në Kosovë i njoftoj të gjithë.

Ndërsa në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi Rama u shpreh:

Nuk duhet harruar asnjë sekond, çdo kthim mbrapa i procesit të dialogut është në dëm të Kosovës. Ata që futen 5 milionë armatime dhe bën atë krim që bënë, morën përgjigje falë forcave të Sigurisë së Kosovës./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB