Politikë

Dosja CEZ-DIA/ Meta: SPAK vepron me urdhër nga Rama! S'kam firmosur kurrë me nxitim

Meta shprehet se thirrja e tij në SPAK për një çështje që sipas tij është hetuar dhe më pare është politike duke akuzuar kryeministrin Edi Rama që sipas tij komandon organin e drejtësisë.

E.K
Dosja CEZ-DIA/ Meta: SPAK vepron me urdhër nga Rama! S'kam firmosur
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka thyer heshtjen këtë të premte në lidhje me dosjen CEZ-DIA, për të cilën dhe u paraqit pak ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ku u mor në pyetje nga prokurori çështjes së tij. Meta shprehet se thirrja e tij në SPAK për një çështje që sipas tij është hetuar dhe më pare është politike duke akuzuar kryeministrin Edi Rama që sipas tij komandon organin e drejtësisë.

“E kam shumë të qartë diktaktin politik për këtë çështje që është hetuar në të kaluaren. Dhe absolutisht dhe personi i përdorur për kallëzim është i dënuar nga Gjykata për shpifje dhe dhunë në familje, ka punuar në DIA dhe një person që është punonjës i shtetit”, tha Meta.

Ish-Presidenti u vendit shprehet se në lidhje me dosjen CEZ-DIA nuk ka asnjë dëshmi të re ndërsa mohoi akuzat se ka favorizuar CEZ-DIA-n gjatë kohë që ishte minister në qeverinë Berisha. Sa i përket besimit në SPAK, Meta tha se kishte rezerva.

Zëri.ai konfirmoi përmes burime ekskluzive thirrjen e Metës në SPAK për këtë dosje një ditë para se kreu u PL-së të paraqitej në organin më të lartë të akuzës në vend.

Pjesë nga biseda e Metës:

Ilir Meta: Zbatohen direktivat e Edi Ramës në Kongresin e partisë drejtuar SPAK-ut. Hapat që janë ndjekur në raport me zotin Berisha janë antikushtetues. Por njëkohësisht janë krejt të ndryshme nga mënyra se si është vepruar me deputetë dhe funskionarë të maxhorancës. Për këtë çështje mund të iu them se kjo çështje. E kam shumë të qartë diktaktin politik për këtë çështje që është hetuar në të kaluaren. Dhe absolutisht dhe personi i përdorur për kallëzim është i dënuar nga Gjykata për shpifje dhe dhunë në familje, ka punuar në DIA dhe një person që është punonjës i shtetit.

Pyetje: Ka dëshmi të reja?

Ilir Meta: S’ka asgjë të re. Së dyti këta persona kanë qenë persona dhe eksponentë të DIA. Elvis Mata ka dhënë dy herë dëshmi në gjykatën e albitrazhit dhe më pas ka dhënë dëshmi në proceset brenda vendit dhe asnjëherë se ka përmendur emrin tim. Në 2015 kur kjo histori është hapur politikisht i ka dhënë një intervistë një gazetari, një ish-ministri në kohën kur është bërë marrëveshja e DIA me CEZ. Të gjitha shpifjet vijnë vetëm për një qëllim pasi ky person ishte i paditur për abuzimet që kishte bërë në detyrë. Damian Gjiknuri në bashkëpunim me Prokurorinë ia mbyllin çështjen për ta përdorur atë si dëshmitar të rremë për qëllime politike. Bashkëshortja e tij, ishte administratore e njërës prej kompanive që mblidhte borxhe “Elite Company” dhe ishte e paditur nga prokurori i çështjes për manipulime dhe i mbyllet çështja.

Pyetje: A është favorizuar CEZ-DIA?

Ilir Meta: Duhet të kemi parasysh se kemi disa kompani që mblidhnin borxhet e CEZ, DIA ishte e para dhe marrëveshja e saj me CEZ është bërë me 1 shtator dhe kjo ka qenë një marrëdhënie mes tyre, se cili ka qenë qëndrimi i Ministrisë së Ekonomisë kjo i takon Prokurorisë por ai ishte i vetmi institucion që kishte autoritetin për të komunikuar në emër të shtetit me CEZ. As DIA dhe asnjë kompani tjetër dhe CEZ asnjëherë nuk është favorizuar nga Ilir Meta.

Pyetje: A ka një dëm që ka pësuar shtetit?

Ilir Meta: Ka dëm, për këtë çështje janë bërë disa procese dhe kjo është çështje më e gjërë se procesi i DIA-s. Këtu ka një interes politik për të shmangur vëmendjet nga çështjet e sotme.

Pyetje: Ka nisje të hetime dhe ndaj bashkësortes tuaj?

Ilir Meta: Ka me dhjetëra kallëzime të rreme. Kjo bëhet për ç’fokusuar opinion nga aferat. Unë habitem se sa me shpejtësi rregjistrohen çështje apo kallëzime të cilat çohen nga persona që kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme por ndërkohë nuk ka përgjigje për kallëzime të bëra me prova.

Pyetje: A i besoni SPAK?

Ilir Meta: Unë kur ka folur për SPAK kam dashur të jem i kujdesshëm se aty ka dhe prokurorë që përpiqen të bëjnë punën e tyre. Por pa asnjë diskutim që SPAK është në një presion dhe në një diktakt politik. Fakti që nuk thirret kryeministri si një person që ka dijeni për çështje që janë dënuar dhe ndjekur bashkëpunëtorë të tij ose ai thirret në mënyrë të privilegjuar natën….!

Pyetje: Nëse çështja përfundon në gjykatë?

Ilir Meta: Nuk kam asnjë shqetësim se ku do të shkojë kjo çështje. Unë asnjëherë nuk kam firmosur me nxitim, kam firmosur në mbrojtje të interesit publik.

Skandali i CEZ/DIA

Skandali i ka fillesat në vitin 2009, kur OSSH shiti 75% të aksioneve tek CEZ-DIA. Në atë kohë ERE uli çmimin e energjisë për CEZ. Kjo fundit ia u shiste qytetarëve më shtrenjtë dhe fitonte miliona.  Më pas, në vitin 2013, kur në pushtet erdhi Partia Socialiste, u bë edhe ndërprerja e kontratës që i shkaktoi buxhetit një dëm mbi 414 mln euro, u bë me argumentin se CEZ nuk kishte bërë asnjë prokurim për të importuar energji elektrike në vjeshtën e 2012, dhe në këto kushte e gjithë kërkesa për energji elektrike përballohej nga rezerva e kaskadës se Drinit.

Në fund të vitit 2015, Ministria e Energjisë dhe Industrisë që drejtohej nga Damian Gjiknuri, kallëzoi në Prokurorinë e Përgjithshme ish ministrat (Ridvan Bode, ish-ministër i Financave, Florion Mima, ish-ministër i Ekonomisë, Genc Ruli, ish-ministër i Ekonomisë etj) dhe ish drejtorët e Berishës për shpërdorim detyre në bashkëpunim dhe shkelje, duke favorizuar CEZ me çmimin e energjisë elektrike, faljen e detyrimeve dhe njohjen e borxhit të keq. Por Prokuroria e Përgjithshme e mbylli dosjen. I vetmi i dënuar ishte Kastriot Ismailaj, pronari i Kompanisë DIA.  Ish-administratori i DIA-s u vërtetua fajtor për akuzat penale “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash”. Teksa kërkoi lirinë, ai paraqiti 132 prova të reja, për të cilat  argumentoi se nuk kishte pasur mundësi t’i siguronte më parë. Megjithatë sipas Prokurorisë së Tiranës, biznesmeni Ismailaj i ka konsumuar veprat penale gjatë marrëveshjes CEZ-DIA, duke përfituar përmes mashtrimit një shumë prej 5 milionë euro. Pavarësisht kërkesave të tij të njëpasnjëshme për liri, ai u doli nga burgu në shtator të këtij viti, pas 9 vitesh burg./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB