Politikë

Dosja 'Buka'/ Ahmetaj: Pse janë marrë SMS me mua? Buxheti ka përfituar 300% nga vlera fillestare

Sipas tij, “Buka”, është një dosje tragji-komike, ndërsa hodhi akuza ndaj prokurorëve të SPAK.

e.k.k.m.
Dosja 'Buka'/ Ahmetaj: Pse janë marrë SMS me mua? Buxheti ka
Arben Ahmetaj dhe Lirim Fejzollari

TIRANË- Arben Ahmetaj ka folur këtë të enjte në lidhje me dosjen “Buka”, e cila po ashtu ka përfunduar në SPAK. Sipas tij, “Buka”, është një dosje tragji-komike, ndërsa hodhi akuza ndaj prokurorëve të SPAK. Ahmetaj tha, se në telefonin e biznesmenit Lirim Fejzollari ka dhe biseda të tjera të tij me të, por SPAK ka marrë vetëm një pjesë të tyre për ta akuzuar. Ashtu si dhe në pjesët e tjera të intervistës në “Çim Peka Live”, Ahmetaj “shënjestroi” Kryeministrin Edi Rama.

Arben Ahmetaj: Dosja "Buka" është tragji-komike. Robespererët e SPAK kanë parë dosjen e inceneratorëve. Erjola ka blerë shtëpinë me bankë, aty kanë parë konstruktorin, këtu është dyshim për pastrim parash. Kanë vajtur në shtëpi të prindërve të Eriolës dhe i kanë marrë telefonin me dhunë. Cila është drejtësia e re? Apo kur vjen Elda Dine dhe deklarohet në SPAK se është shtëpia ime, Albinën e kam pasur shoqe, ja ku e kam kontratën e përdorimit. I thotë prokurorja që "mos guxo ta nxjerrësh në gjykatë". Dosja "Buka" është tragji-komike. Ministri i Ekonomisë e ka detyrim që kur nxjerr një urdhër privatizimi, nxjerr formën dhe rivlerësimin e aseteve. Tani janë rivlerësuar asetet. Të gjithë e kuptojnë këtë. Asetet janë të entitetit, janë pronë e "Buka sh.a.". Të gjithë ata që kanë kontribuuar janë pronarë të asetëve. Janë vlerësuar 300%. Buxheti ka përfituar 300% nga vlera fillestare. Dmth ku që ka 6 mijë metra duhet të ketë më shumë përqindje se shteti. Nuk arrin dot prokurori që të nominojë një ligj të shkelur. Këtë e bëjnë për 2 aryse të rënda. Aty të më akuzojnë mua për abuzim me detyrën që pastaj ta lidhin me çështjen tjetër. Në burg sot është një njeri që duke pirë kafe ka hyrë një vrasës me pagesë, ai ka shkuar dhe ka vrarë njërin. Ai është dënuar për pjesëmarrje në vrasje. Duan të më dënojnë për dëmtim në pjesëmarrje. Në këtë rast kanë përfituar të dy. Aty ka SMS të mia. Pse nuk është bërë inspektimi i telefonit, këtu po bëhet inspektimi i telefonit të Flamur Hoxhës, babait të Erjolës. Pse janë marrë SMS me mua? E ke me mua pastaj. Ti nuk më thua kë ligj dhe kë nën kam shkelur. Unë e kam vendosur në bazë të ligjit në ankand publik kur mund të marrë pjesë kushdo. Ankandi është i hapur dhe bëhet nga një institucion tjetër. Unë qenkam njeriu që detyron 17 opinione të vijnë brenda 24 orësh./ZËRI

Poll

MOS HUMB