Politikë

Berisha: Maxhoranca do ndryshojë Kodin Penal, duan të heqin shpërdorimin e detyrës

Berisha tha se mes dy politikanëve socialist ka pasur disa dreka e darka, dhe një afrim pas një periudhe akulli mes tyre. Sipas Berishës e gjitha kjo bëhet që Rama të shpëtojë veten e tij nga përgjegjësia penale, pas përfundimit të detyrës.

E.K
Berisha: Maxhoranca do ndryshojë Kodin Penal, duan të heqin
Rama, Xhafaj dhe Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, në konferencën e tij me gazetarët është shprehur se kryeministri Edi Rama po tenton që të rregullojë marrëdhëniet me ish-ministrin e drejtësisë Fatmir Xhafaj, që ky i fundit të ndërmarrë disa ndryshime ligjore. Sipas kryedemokratit ndryshimet kanë për qëllim heqjen e shpërdorimit të detyrës si vepër penale. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se mes dy politikanëve socialist ka pasur disa dreka e darka, dhe një afrim pas një periudhe akulli mes tyre. Sipas Berishës e gjitha kjo bëhet që Rama të shpëtojë veten e tij nga përgjegjësia penale, pas përfundimit të detyrës.

“Po të jap një të dhënë tjetër. Pikërisht se e ka lepurin e tmerrshëm në bark, ka bërë miqësi me Fatmir Xhafën, drekon dhe darkon me të sepse kërkon të ndryshojë ligjet e shpërdorimit të detyrës. Dhe ligje të tjera.

Në mënyrë që të shpëtojë menderen e tij pasi të lërë detyrën. Prandaj ata që lëshojnë këtë pyetje, bëhen avokatë. Disa pa dashje, disa të mjerë, të Edi Ramës. Po si mundet një njeri që të mohojë të drejtat kushtetuese të deputetëve të opozitës. Sot, Komisioni Europian ka denoncuar mohimin e të drejtave të opozitës për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare. Si mund të mohosh inicativën ligjvënëse të deputetëve të opozitës?

Ku ka ndodhur në botë, që të mbyllësh dyert e ndërtesës administrative të parlamentit ku është mbledhja e grupit? Si mundet të adaptohen këto qëndrime nga ky njeri që nuk ka frikë? Po ky ka tmerr, e ka kapë tmerrin se ka lindur shpresa. Ky e di në mënyrë absolute se do largohet nga pushteti. Prandaj shkon dhe firmos marrëveshje të tilla. Prandaj dhe është i aftë për çdo gjë. Mban Belerin në burg politik, thotë po nënshkruaj me Italinë një marrëveshje që të kem një mbështetje, po i ka ardhur fundi. Lexoni çfarë ka thënë para dy vitesh për këtë marrëveshje, që kurrë nuk mund të nënshkruhet një marrëveshje e tillë. Por tani që po përballet me opozitën e vërtetë, nuk e di nga t’ia mbajë. Kjo është e vërteta. Unë në betejë jam. Beteja nuk është e re për mua!”, tha Berisha.

Në media është raportuar ditët e fundit se mazhoranca socialiste po bën gati një iniciativë ligjore, për të hequr si vepër penale “shpërdorimin e detyrës” dhe disa ndryshime të tjera, që kanë si qëllim të kufizojnë ndjekjen penale ndaj zyrtarëve të lartë dhe punonjësve të administratës. Madje për këtë inisiativë thuhet se është referuar edhe shembulli i Italisë, e cila e ka hequr “shpërdorimin e detyrës” nga kodi penal. Sipas ekspertëve që po merren me këtë draft, shpërdorimi i detyrës është një vepër shumë evazive, e cila lë vend për keqpërdorim nga ana e prokurorëve./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB