Politikë

'Do ta shikoni...'/ Bardhi jep detaje për protestën e 6 tetorit: Duam lirimin e të burgosurve politikë

Gazment Bardhi u shpreh se nga sot e tutje opozita nuk do të ketë më marrëdhënie normale me Kuvendin e Shqipërisë.

k.m.
'Do ta shikoni...'/ Bardhi jep detaje për protestën e 6
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka dhënë detaje lidhur me protestën që opozita do të mbajë për arrestimin e Ervin Salianjit. Në një konferencë për mediat, Bardhi u shpreh se nga sot e tutje opozita nuk do të ketë më marrëdhënie normale me Kuvendin e Shqipërisë. Ndërsa për protestën shtoi se do të kërojnë lirimin e të gjithë të burgosurve politikë nga ai që e cilësoi si "regjimi i Edi Ramës". Ndër të tjera, demokrati shtoi se në ditët në vijim, Bardhi paralajëmroi edhe "hakmarrje" për gjyqtarët që morën vendimin për arrestimin e Salianjit.

DEKLARATA PËR SHTYP:

Do të ketë rikthim të kaosit apo bojkot të parlamentit?

Bardhi: Do ta shikoni, ne e kemi marrë vendimin se çfarë do të bëjmë. Ai parlament është vetëmbyllur se e ka humbur misionin.

A nis sot mosbindja civile?

Bardhi: Solidariteti me demokratët ka qenë sot në nivelet maksimale. Prandaj Edi Rama mori autorësinë për vendimin e Apelit, ju drejtua me emër dhe mbiemër dhe i tha 'do shkosh në burg'. Ky që nuk komenton vendimet e gjykatës.

Cilat janë kërkesat e PD në datën 6 tetor?

Bardhi: Rikthimi i kushtetuetshmërisë, lirimi i të burgosurve politikë të Edi Ramës, se po shtohen ditë për ditë.

A ka një vendim që të protestoni në Parlamentin Europian?

Bardhi: Në çdo kohë dhe në çdo moment, këto janë momente që ndajnë vijën e hollë të regjimit diktatorial. Nuk ndodh kurrë që një deputet të opozitës për një krim që nuk e ka kryer, vetëm për hakmarrje personale, ta marrësh dhe ta çosh në burg. Duan ta barazojnë me anëtarin e krimit të organizuar, Geron Xhafën. E mori në mbrojtje dje, ky e shkarkoi Fatmir Xhafën.

Ndërkombëtarët nuk i komentojnë vendimet e drejtësisë, por a i keni dërguar ju memo?

Bardhi: Kam dërguar informacion fillestar, informal sepse nga vendimi ende nuk kanë kaluar 24 orë. Dje nuk kishte asnjë njeri që argumenton logjikën e Edi Ramës. Asnjë nuk guxonte të thoshte që është vendim drejtësie. Nuk ka asnjë grimcë drejtësie. Nuk ka ndodhur kurrë! Këtu do jemi do shkojë në burg Artan Gjermeni. I ka shërbyer bandave më të rëndësishme në vend. Vendos çfarë bën krimi. Atë Vettingun që e shmangu do ja bëjë Partia Demokratike. Edhe në këtë nivel nuk mund të kalosh vija të kuqe.

Gjykata e Apelit la dje në fuqi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, që e dënoi deputetin e Partisë Demokratike me 1 vit burg, për akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen ‘Babalja’. Vendimi i Gjykatës së Apelit i hap rrugë arrestimit të Salianjit, i cili pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, edhe pse politikani demokrat, mund ta apelojë çështjen në Gjykatën e Lartë. Neni 71, pika 2, shkronja dh, e Kushtetutës, thotë se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti, Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin. Në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike./ZËRI

Poll

MOS HUMB