Politikë

Do raportonte kryetarja e SHISH, ndërpritet Komisioni i Sigurisë

Komisioni i Sigurisë ishte i vetmi që ishte planifikuar të mbahej fizikisht në Kryesinë e Kuvendit, ndërsa 4 Komisione të tjera u zhvilluan online

E.K
Do raportonte kryetarja e SHISH, ndërpritet Komisioni i Sigurisë
Diskutimet ne mbledhje

TIRANË- Është bllokuar mbledhja e Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare ku do të raportonte kryetarja e SHISH Vlora Hyseni. Kanë qenë deputetët e PD-së ata që kanë bllokuar mbledhjen, dhe më pas socialistët vendosën që mbledhja të vijonte online.

Nënkryetari i Komisionit Flamur Noka u ul në karrigen e kryetarit të Komisionit të Sigurisë, duke i zënë vendin Nasip Naços, i cili qëndronte në këmbë.

“Do ju lutesha në mënyrë demokratike do na lejoni ta zhvillojmë mbledhjen”, tha Nasip Naço.

Por Gazment Bardhi, u shpreh se: “Nëse drejtoresha do të vijë të raportojnë për vjedhjen e të dhënave të TIMS  për të cilat ne kemi kërkuar Komision Hetimor do ta lejojmë mbledhjen.”

“Ne do të vijojmë online, ju shkoftë mbarë”, u drejtohet kryetari i Nasip Naço deputetëve të opozitës.

Komisioni i Sigurisë ishte i vetmi që ishte planifikuar të mbahej fizikisht në Kryesinë e Kuvendit, ndërsa 4 Komisione të tjera u zhvilluan online.

Në shumicën e komisioneve parlamentare ishin në rendin e ditës diskutimi i projektligjit për vitin 2024, ndërkohë që opozita vijon me skenarin e bllokimit të jetës parlamentare./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB