
TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Fierit dhe njëherësh deputet i Partisë Socialiste, Baftjar Zeqaj, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e prokurorisë së posaçme. Deri tani nuk dihen arsyet e thirrjes së Zeqjas në SPAK, megjithatë emri i tij është përmendur për çështjen e inceneratorëve. Gazetarja Anila Hoxha mëson se Zeqo është pyetur si ish-kryebashkiak i Fierit, për shkak të një procedimi të regjistruar për tenderin e ujësjellësit në këtë qytet. Ai është përgjigjur si deklaruar për tenderin që ka pasur si objekt matësit e ujit.
I kontaktuar nga gazetarja, Zeqo tha se është i gatshëm të paraqitet në çdo kohë në SPAK.
“Ajo që mund të them është se tenderat e ujësjellësit kishin autonomi nga bashkia. Të tjerat ia kam thënë SPAK-ut,”- u përgjigj ai.
Teksa dilte nga godina e SPAK, Zeqaj nuk pranoi të prononcohej për mediat, por u shpreh vetëm duke thënë: Nuk ka lajm!
Në hetimet e SPAK, Beqaj merr një mesazh nga Ahmetaj për të pritur në takim Mirel Mërtirin
I pyetur pak kohë më parë në lidhje me implikimin e tij në aferën e inceneratorëve, Zeqja tha se impiantet e përpunimit të mbetjeve u krijuan pas vitit 2015, kur ai tashmë e kishte lënë detyrën e kryebashkiakut.
“Nuk ka asnjë moment që flet që unë jam takuar me Ahmetajn, as kam pirë kafe… Nuk kam firmosur tendera për inceneratorët. Inceneratori është pas vitit 2015. Momenti i dytë është që po heton SPAK, kaq di unë për incneratorët. Nuk kam komunikuar me Ahmetajn, është shok partie nuk ka qenë shoku im”, tha Zeqo pak kohë më parë, pasi SPAK shpalli në kërkim Ahmetajn.
Ish-kryebashkiaku i Fierit shtoi se kanë kaluar 11 vite që kur Ahmetaj i ka dërguar një mesazh për të pritur Mirel Mërtirin. Ai shtoi se nuk mban mend nëse e ka takuar Mërtirin apo jo.
“Nuk më kujtohet takimi dhe tema për Mërtirin. Po të mbaja mend do thoja. Unë nuk e njoh si fytyrë. Ahmetaj më ka nis një sms që të pres Mërtirin. Takimi ka ndodh para 11 vitesh. Unë nuk e di a e kam pritur apo jo. Jam i shqetësuar që emri im shpërdorohet, jo se është përmendur në SPAK”, tha Zeqaj./Zëri.ai