
TIRANË- Deputeti Edmond Spaho nuk është lejuar të hyjë në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë nga forcat e Gardës. Vetë Spaho nuk ka tentuar që të hyjë me forcë në godinën e Kryesisë, edhe pse e quajti ndalimin e tij të paligjshëm.
Aktualisht janë 6 deputetë të përjashtuar nga PD, që nuk do të lejohen të marrin pjesë në mbledhjen e parashikuar të mbahet në orën 12:00, midis sy grupeve Berishës dhe Bardhit. Deputetët janë përjashtuar pas përplasjeve në seancat plenare, që kanë kulmuar me ndezjen e flakadanëve në Kuvend.Deputetët që janë përjashtuar janë: Edmond Spaho, Ervin Salianji, Petrit Doda, Saimir Korreshi, Elda Hoti dhe Lindita Metaliaj.
Ishte Gazment Bardhi ai që thirri mbledhjen e deputetëve të PD-së në Kryesinë e Kuvendit, ku më pas pritet që të zhvillohen dhe mbledhjet e dy komisioneve parlamentare. 3 të tjerat që ishin parashikuar gjatë ditës së sotme janë mbajtur online.