
TIRANË-Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi, janë drejt divorcit. Vetë Meta ka deklaruar se ka dërguar kërkesën për divorc në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm. ZËRI ka siguruar dokumentin e padisë nga kreu i PL drejtuar gjykatës.
KERKESE PADI
PADITES: Ilir Metaj, I biri I Rexhep dhe I Fiqirete, I datelindjes 24.03.1969, lindur ne Skrapar dhe banues ne Tirane, I martuar me 3 femije, me shtetesi dhe kombesi shqiptare, adresa: Partia e Lirise, rruga “Sami Frasheri”, godina 20/10, Tirane.
E PADITUR: Monika Kryemadhi, e bija e Ramazan dhe e Fatime, e datelindjes 09.04.1974, lindur dhe banuese ne Tirane, e martuar me 3 femije, me shtetesi dhe kombesi shqiptare, adresa: Rezidenca „Kodra e Diellit”, vila nr. 50, Tirane
OBJEKTI I PADISE: Zgjidhja e marteses me te padituren
BAZA LIGJORE: Neni 132 e vijues te Kodit te Familjes
DREJTUAR: GJYKATES SE SHKALLES SE PARE TE JURIDIKSIONIT TE PERGJITHSHEM
(SEKSIONI FAMILJAR)
E nderuar Gjykate!
TIRANE
Me te padituren sipas edhe certifikates se marteses bashkelidhur kesaj kerkese padie kemi lidhur martese ligjore ne Bashkine Tirane me Aktin nr 1982, date 29.10.1998.
Nga kjo martese kane lindur 3 femije:
Bora Metaj e datelindjes
Besar Metaj i datelindjes
Era Metaj e datelindjes

Dyshja prej kohësh ishin përfolur për krisje në marrëdhënien e tyre, por vetëm sot Meta pranoi se ka bërë edhe një kërkesë për divorc. Kreu i PL u shpreh se ndarja e tyre erdhi nga një deklaratë e dhënë nga Kryemadhi në lidhje me SPAK./ZËRI