Politikë

DEBATI- Braçe akuzon Bardhin: Miratove ligjin për përmbaruesit, demokrati sherr me Felajn: Burri yt ma dha dosjen e Sejkos

Në debat ndërhyri dhe nënkryetarja e Kuvendi Ermonela Felaj, e cila iu kundërpërgjigj demokratit se relacioni nuk është provë.

f.t

DEBATI- Braçe akuzon Bardhin: Miratove ligjin për përmbaruesit,

TIRANË-Kuvendi u përfshi në debat pas pyetjeve të kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit, i cili shtroi pyetjet e tij në lidhje me MCA, për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Pyetjet e tij iu referuan një relacioni nga Prokuroria, por sipas deputetit Erion Braçe pyetjet e tij ishin në nocion hetimor. Braçe akuzoi Bardhin se ishte ai që miratoi ligjin e përmbaruesve dhe kërkoi që kush ka lidhje me këtë çështje të largohet nga seanca.

Bardhi u përgjigj se nuk ka nevojë për avokati guvernatori dhe thjesh iu referua relacionit. Në debat ndërhyri dhe nënkryetarja e Kuvendi Ermonela Felaj, e cila iu kundërpërgjigj demokratit se relacioni nuk është provë. Diskutimi u përshkallëzua mes Felajt dhe Bardhit, ku ky i fundit i përmendi edhe bashkëshortin nënkryetares së Kuvendit, duke i thënë se ishte ai që ja dha dosjen e guvernatorit Gent Sejkos.

Debati:

Braçe:  Kam një pyetje, ka kohë për paraqitjen e pyetjeve apo është palimit koha? Në qoftë se unë kam pyetje që shkojnë dhe një orë unë mund t'i bëj? S'ka problem në këtë aspekt apo jo? Do të doja shumë që kjo seancë të zhvillohej në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e para dhe e dyta në përputhje me rregulloren e Kuvendit. Po sjell te Kushtetuta për të sjell në vëmendje parimin e qartë të prezumimit të pafajësisë dhe për të sjellë në vëmendje se prokuroria edhe në një proces të qartë gjyqësor është palë, nuk është thelbi i së vërtetës. Në këtë pikë do të doja që kjo seancë të mos kthehej në një proces hetimor. Po ju kujtoj se në respekt të rregullores është thjeshtë seancë e raportimit të Guveratorit para Parlamentit dhe ka një procedurë të qartë të shkruar në rregullore për këtë. E treta që kam, kërkova që kjo seancë të zhvillohet në përputhje me rregulloren dhe kodin e etikës, cilido që në këtë sallë është në konflikt interesi, jo me Bankën e Shqipërisë, por me faktorë të tjerë jashtë kësaj salle, kokretisht me një bandë përmbaruesish që në një akt tjetër, përpara një prokurori tjetër është përpara përgjegjësisë sot që flasim, të dali jashtë nga kjo sallë dhe të mos i marrë kohë deputetëve. Injorantët janë të identifikueshëm lehtësisht.

Felaj: Solla në vemendje rregulloren, kodin e sjelljes dhe etikës dhe veçova konfliktin e interesit. Të respektohet fjala e guvernatorit, nuk vendosim rregulla të reja. Në 28 qershor 2017 kur keni qenë ministër teknik njerëz të partisë suaj ju kanë akuzuar publikisht. Keni nxjerrë një vendim për të cilin njerëz të partisë suaj ju kanë akuzar publikisht. Ju kanë akuzuar se i keni shërbyer interesave të përmbaruesve privat. 

Bardhi: Nuk kisha kërkesë proçedurale.

Felaj: Braçe kërkoi të respektohen rregullat ju lexuat relacionin, nuk bën relacion prokurori. I mbaruat pyetjet , ku e keni merakun. Bardhi njerëz të partisë suaj ju kanë akuzuar publikisht, ju jeni miratuar ligjin.

Bardhi: Ty të kanë akuzuar se të kanë marrë bandat... peng e s’po themi gjë.  Ka dy banda banën e përmbaruesve dhe bankën e Shqipërisë, keni marrë përsipër ti mbroni të dyja bandat...

Felaj: Mos u fusni në gjëra të tjera se do dilni keq. Ju ftoj të uleni se nuk po flisni për procedurë. Ju smund tju pëlqej guvernatori po duhet të raportojë

Bardhi: Nuk kam lidhje me guvernatorin, në respekt të pavarësisë nuk bëra koment personal po iu referova Prokurorisë së Shtetit.

Felaj: Nuk është provë relacioni. Nuk është asgjë

Bardhi: Isha i kujdesshëm, dyshime ka dyshime, prandaj është ai këtu nuk ka nevojë guvernatori avokatinë e asnjë aleance.

Felaj: S’ka nevojë për avokati. Këtu ka nevojë për një alert që të bjerë në dorën tënde. Jua thash vlefshmërinë e atij dokumentin, nuk është provë që ju ta tirrni kaq gjatë. Këtu të ngrihet një alert që dokumentet e dosjeve bien në dorën tuaj.

Bardhi: po na tregon dorën se në dorën e kujt do bjerë. Burri jot ma dha a punon burri jot prokuror, ai ma dha dosjen e guvernatorit të BSH

Poll

MOS HUMB