Politikë

Berisha: SPAK të hetojë vilën e Ramës, ia jap unë dokumentet

Sipas Berishës, kur Edi Rama ka ndërtuar vilën, ka pasur të dëshmuara në ILDKP, gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë. 

F.m
Berisha: SPAK të hetojë vilën e Ramës, ia jap unë
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar që Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të hetojë vilën e kryeministrit Edi Rama. Në një konferencë për shtyp, pa arrestimit të dhëndrrit të tij, Jamarbër Malltezi, Berisha tha se ai i ka dokumentet që vërtetojnë gjithçka mbi vilën e kreut të qeverisë. Sipas Berishës, kur Edi Rama ka ndërtuar vilën, ka pasur të dëshmuara në ILDKP, gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë. 

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Ju e keni dëgjuar SPAK-un që thotë se do hetojë pasuritë. Një tallje, një cinizëm.
Po shko e heto pak vilën e Edi Ramës. Të jap unë dokumentet. Kur Edi Rama ka ndërtuar vilën, ka pasur të dëshmuara në ILDKP, gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë. Në një kohë kur vetëm pigmenti special i betonit të tij, kushton të paktën 100 mijë euro. Pigmenti i betonit. Për të mos thënë staliti sipër, etj. Pa lëre pastaj historia e tokës. Është po kaq kriminale. E deklaruar toka me 2.5 dollarë dhuratë nga Linda. Në një kohë kur toka aty, me dokumente autentike, kushtonte minimumi 25 dollarë. Mbi të gjitha ajo tokë është grabitur në kundërhstim me ligjet. Dhe dosja është e gatshme. Nëse SKAP-i i partisë, për të mos hetuar procedurat, se të gjitha procedurat të çojnë te Edi Rama... pse nuk heton procedurat? Sepse çdo procedurë të çon te Edi Rama. Heto procedurën e djegësave, Edi Rama dhe Engjëll Agaçi. Jashtë tyre nuk bëhet asgjë. Heto procedurën e check-upit. Avokat kryesor është Edi Rama. Investitor më kryesor aty me mbështetje është Edi Rama. Pra, kur e bëri këtë Edi Rama? Kur e pa se ajo nisi pardje, është pa kthim. Pse i rrëzoi Edi Rama 6 komisione, duke shkelmuar Kushtetutën? Se të gjitha shkonin te Edi Rama. Ai është person i padenjë kurrë për qeverisje, është person i denjë për të dhënë llogari para shqiptarëve për të gjitha këto afera.

Ndaj ish-kryeministrit Berisha është caktuar masa 'detyrim paraqitje' dhe ndalimi i daljes nga Shqipëria. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla, aktualisht ministri i Brendshëm. Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Mesa duket SPAK ka gjetur shkelje ligjore ndaj edhe ka "prerë" fletë-arrestin./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB