
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar protestë ditën e premte. Gjatë fjalës së tij në dritaren e banesës ku qëndron në masën e sigurisë "Arrest shtëpie", Berisha u bëri thirrje demokratëve që të mblidhen të premten në orën 11:00 para Bashkisë së Tiranës.
Sali Berisha: Të dashur miq, shoqata për mbrojtjen e teatrit ka thirrur protestë ditën e premte para Bashkisë së Tiranës.
Qytetarë dhe qytetare të Tiranës, demokrate dhe demokratë, të gjithë në protestë në ora 11. Të gjithë në protestë. A ka poshtërim më të madh për Tiranën? A ka poshtërim më të madh për qytetarët e saj se sa një bandit, një hajdut, një i pafytyrë, pasi del vendimi i Gjykatës Kushtetuese, shkelmon mbi të dhe vazhdon të shkelë vendimin. Qytetarë dhe qytetare, shkoni dhe pështyjeni hajdutin aty ku është. Të dashur miq, këtë javë Belind Këlliçi, të cilin e përgëzoj, në mbrojtje të votës suaj, në përpjekjen e tij për të mbrojtur votën tuaj, iu tregoi ju dhe shqiptarëve se si janë vjedhur me ndërmarrjen e drejtorëve 30 milionë euro në dhjetëra tendera. Iu tregoj ju dhe qytetarëve të Tiranës se si një i quajtur Redi Molla, të regjistruar një ndërmarrje me një punëtor, pa asnjë bilanc, ndërton hotel 20 milionë euro në Durrës. Dhe punonjësja e tij vetë thotë se është i Lali Erit, është i vjedhës Erit. Po si mund ta lini ju të hyjë në bashki hajduti mo? Nxirreni për zverku mo! Pështyjeni ku ta shihni. Gjuajeni me domate, gjuajeni me vezë, largojeni hajdutin e poshtër nga bashkia./ZËRI