
TIRANË-Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë e partisë të shtunën e 6 janarit. Mbledhja do të mbahet në orën 13:00 dhe do të jetë e para pa prezencën fizike të Sali Berishës. Ky i fundit ndodhet i “izoluar” në banesën e tij me urdhër të Gjykatës së Posaçme. Nuk dihet ende axhenda e Kryesisë dhe vendimet që do të merren. Në mungesë të Berishës, mbledhja pritet të drejtohet nga një nga nënkryetarët e partisë.
Sali Berisha akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Pasi Berisha nuk e respektoi masën e sigurisë "Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, GJKKO e konvertoi masën në "Arrest shtëpie" me kërkesë të SPAK. Më herët për dosjen “Partizani” është arrestuar dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili më pas u lirua nga burgu nga Gjykata e Apelit të Posaçëm dhe u la në “Arrest shtëpie”./ZËRI