Politikë

Berisha: Në Beograd anulohen zgjedhjet, në Shkodër, Durrës, Elbasan e Tiranë qeveris krimi

Gjithashtu ai akuzoi edhe drejtuesit e SPAK, duke i konsideruar ‘derra’ që ushqehen me paratë e vjedhura.

F.m
Berisha: Në Beograd anulohen zgjedhjet, në Shkodër, Durrës,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar me protestën që mbn nga ballkoni i shtëpisë së tij tek rruga “Mustafa Matohiti” që tashmë demokratët e cilësojnë “Rruga e shpresës”. Ketë mbrëmje, Berisha ka komentuar vendimin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, për të anuluar zgjedhjet në Beograd dhe për ti ripërsëritur ato. Lideri i opozitës theksoi se‘në Beograd anulohen zgjedhjet, kurse në Shkodër, në Durrës, Elbasan, Tiranë, vazhdojnë qeverisin bashkiakët që fituan mbi krimin.

Berisha është ndalur edhe njëherë tjetër te afera e inceneratorëve, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, se kanë shpenzuar 200 milionë euro nga buxheti i shtetit me firmën e tyre dhe asnjë incenerator nuk punon. Gjithashtu ai akuzoi edhe drejtuesit e SPAK, duke i konsideruar ‘derra’ që ushqehen me paratë e vjedhura.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ne jetojmë në një emergjencë, në një gjendje në të cilën të këqijat që gllabërojnë qenien tonë, pasuritë tona, rriten nga ora në orë, sepse regjimi i Edi Ramës, regjimi kriminal bëhet çdo orë dhe çdo ditë më i pamërishë ndaj shqiptarëve. Ju lutem, mendoni për një moment, çfarë ndodhi me zgjedhjet në Shqipëri. Dy muaj më parë, zgjedhje u zhvilluan në Beograd, Serbi. E vërteta Vuçiçi dhe Rama nuk pranojnë kurrë votën e lire. Por megjithatë dua të ju them këtu se në rezultatin e përgjithshëm diferenca mes opozitës dhe qeverisë serbe ishte 71%, 19 për qind kishte opozita serbe. Në Shqipëri 40 për qind mori opozita pa financime, pa komisionerë, pa logo. Në Beograd anulohen zgjedhjet, kurse në Shkodër, në Durrës, Elbasan, Tiranë, vazhdojnë qeverisin bashkiakët që fituan mbi krimin. Kjo është padrejtësi.

Çdo shqiptar e ka marrë vesh se vjedhja me inceneratorët ishte vjedhje e shekullit. Se gjer tani, me firmën e Ramës dhe Veliajt janë shpenzuar nga paratë e buxhetit të shtetit 200 mln euro dhe asnjë incenerator nuk punon. Se gjer tani për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës janë shpenzuar 130 mln euro. Gjer tani as gjurma e tij nuk ekziston. Po çfarë ndodh me sterilizimin që bëhet me një kosto 83 herë më të lartë. Vazhdon njëlloj pavarësisht se është sekuestruar, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Po pse kjo, sepse aksioner kryesor është vetëm Edi Rama dhe vetëm Edi Rama. Kurse Dumanët kjo racë e shpifur fundërrinash njerëzore, me një qëndrim kriminal e dinë kush i mori paratë dhe nuk guxojnë të prekin 1 qindarkë prej tyre. Përkundrazi ushqehen si derra me paratë e vjedhura. Ndaj dhe janë zhdukur 130 mln euro, nuk kthehet asnjë qindarkë, janë zhdukur 76 mln euro me sterilizimet, nuk kthehet asnjë qindarkë. Vidhet me rrugë, ndërtohen rrugët me çmim 10-15 herë më të shtrenjtë. Vazhdon njëlloj.

Poll

MOS HUMB