Politikë

Berisha mbërrin një orë para në Kuvend: Rama ka në plan të përdorë ushtrinë kundër opozitës

E.K
Berisha mbërrin një orë para  në Kuvend: Rama ka në
Sali Berisha para gazetareve

TIRANË- Një orë para nisjes së seancës plenare, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në sallën e Kuvendit, ku tha se Edi Rama nuk e cakton dot se kush e përfaqëson opozitën.

Sipas Berishës, mazhoranca po bën të gjitha përpjekjet që të mbajë të rrethuar Kuvendin, që deputetët e opozitës të mos ndërmarrin aksionin e tyre, madje sipas ish-kryeministrit duke përdorur dhe ushtrinë.

“Parlamenti është vendosur nën shtetrrethim, është vendosur në shtetrrethim! Ky është si të ishte parlamenti i Koresë së Veriut, parlamenti i Bjellorusisë, parlamenti i vendeve diktatoriale. Është i rrethuar nga të gjitha anët nga forca të shumëllojta të cilat dëshmojnë frikën dhe tmerrin e Edi Ramës nga opozita e pathyeshme, nga opozita e cila po mbron Kushtetutën dhe për rrjedhojë interesat e çdo qytetari shqiptar.

Ndaj ju lutem, dilni e filmoni nga të katër anët dhe shihni, shikoni çfarë ndodh, shikoni se si funksion parlamenti i Edi - Linda Ramës, Lindës së Parlamentit këtu, më falni. Në fakt nuk e di se si është puna, po të ngjashme janë në shumë aspekte. Ju e shihni çfarë dite është kjo! Pse e gjitha kjo?! - Sepse ne po kërkojmë të drejtat tona kushtetuese.

Nuk e cakton dot Edi Rama se kush e përfaqëson opozitën, kanë planifikuar që të përdorin dhe ushtrinë. Sot do të jetë një ditë… shiheni si e kanë rrethuar, do të përzgjidhet rruga që ne do të ndjekim dhe ju do e merrni vesh të parët. Kuvendi nuk funksionon me njësi speciale dhe të tjera, duhet të funksionojë duke zbatuar rregulloren dhe kushtetutën", u shpreh Berisha para gazetarëve.

Në seancën e sotme në Kuvend, opozita pritet që të vazhdojë skenarin e bllokimit, pasi në seancë kanë konfirmuar se do të marrin pjesë 6 deputetë që janë përjashtuar për 10 ditë. Nuk dihet nëse për ndalimin e tyre që të hyjnë në sallë do të ndërhyjë Garda e Republikës, siç bëri gjatë ditës së djeshme teksa pengoi opozitarët që të bllokonin mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB