Politikë

Berisha: Kam dokumente për dosjen e Xibrakës

Sipas kryedemokratit, këto dokumente janë 'fshirë' dhe edituar në prokurori nga Taulant Ball, i cili aktualisht është Ministri i Brendshëm. 

F.m
Berisha: Kam dokumente për dosjen e Xibrakës
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u është rikthyer akuzave ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me dosjen "Xibraka". Në fjalën e tij për mediat, pas tensioneve në Kuvend, Berisha u shpreh se ka dokukmente shtesë llidhur me këtë dosje. Sipas kryedemokratit, këto dokumente janë 'fshirë' dhe edituar në prokurori nga Taulant Balla, i cili aktualisht është Ministri i Brendshëm. 

Fjala e Berishës:

Është detyrim kushtetues ngritja e komisioneve hetimore parlamentare. Objektet i kemi përcaktuar, objekti është ligji i konfliktit të interesit. Po kjo e përvëlon Edi Ramën. Është ligji i TIMS-it. Kjo e djeg Edi Ramën, e djeg Taulant Ballën, e djeg Olsi Ramën. A e doni të dini ju? Kam dokumentet e 6 kalimeve me makinën e transportit të drogës të Edi Ramës në grupin e Xibrakës. I kam të TIMS, le të modifikojë sa të dojë Taulant Balla. Po këto nuk i pranojnë ata, se janë në këtë vorbull. Për këtë jemi ne, për të hetuar njëri-tjetrin. Dhe këto komisione le të shtrihen te të gjithë. Zbatimi i ligjit të konfliktit të interesit të shtrihet te kryeministri, te të gjithë.

Pavarësisht kësaj, drejtuesja e seancës Lindita Nikolla ka kaluar në votim një sërë ligjesh dhe nismash, që janë miratuar vetëm me votat e mazhorancës. Seanca u mbyll pas 30 minutash, ndërkohë që opozita paralajmëron përshkallëzimin e aksionit të saj, por pa specifikuar mënyrën se si kjo do të realizohet. 

Poll

MOS HUMB