Politikë

Berisha dyshime për ndërtimin e pallatit 5 katësh: Rama të tregojë kush e financoi

Pas tensioneve në Kuvend, Berisha foli për mediat dhe iu rikthye akuzave për ndërtimin e pallatit 5-katësh.

F.m
Berisha dyshime për ndërtimin e pallatit 5 katësh: Rama të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë thirrje bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama, Linda Ramës që të rrëfejë se kush e ka ndërtuar pallatin 5-katësh në rrugën “Qemal Guranjaku”. Në një prononcim për mediat, Berisha tha se bashkëshortja e kryeministrit nuk duhet të implikojë familjarët e saj në këtë ndërtesë, pasi sipas kreut të PD-së, pallati nuk ka si burim paratë e familjes së gruas së Ramës. 

Fjala e Berishës:

Forma civile e të mosbindjes civile dhe një grevë të përkohshme në parlament nga deputetët e Opozitës me kërkesën e prerë të rikthimit të të drejtave kushtetuese. Ne, po e përsëris dhe njëherë, jemi opozita e të drejtave të mohuara. Edi Rama i ka mohuar Opozitës kërkesën kushtetuese të firmosur me 35 firma deputetësh për ngritjen e komisioneve parlamentare. Kjo kërkesë nuk është në vullnetin e pseudomaxhorancës. Kjo kërkesë diktohet sapo të mblidhen 35 firma apo të firmosë 1/4 e parlamentit. Kjo kërkesë mohohet sepse në epiqendër të këtij hetimi pa diskutim do të vendoset dhe Edi Rama. Nuk mund të pranojë Edi Rama kërkesën për zbatimin e ligjit të konfliktit të interesit. Sepse anëtarja e familjes së tij, thjeshtra, vazhdon prej 7 vitesh të marrë tendera dhe të pasurohet. Ligji për konfliktin e interesit përcakton rreth të ngushtë, bashkëshortin, bashkëshorten, bashkëjetuesin e bashkëjetuese, fëmijët e prindërit e tyre. Edi Rama nuk mund të lejojë të hetojë konfliktin e interesit sepse ai ka sarajet e Surrelit të ndërtuara në momentin që kishte të deklaruar 3 mijë e 800 euro e 400 mijë lekë. Plus që nuk ka asnjë faturë tatimore që të maskojë këtë mashtrim publik. Rama ka deklaruar se origjina e parave të tij është nga emigracioni. Nuk ekziston asnjë faturë e vetme financiare, bankare, tatimore që të justifikojë ndërtimin e sarajeve. Kemi të bëjmë me shfrytëzim të pushtetit si kryetar bashkie dhe kryeministër për ndërtimin e sarajeve. Enjëjta është edhe situata me ndërtimin e pallatit 5-katësh tek sheshi i pallateve. Është ndërtuar me para gjaku thotë zonja Rama, nuk besoj se vëllai i saj është marrë me para gjaku apo gjëra të tilla. Sa e implikon vëllain me gjëra të tilla, trego më mirë se kush ta ndërtoi dhe me çfarë u shpërblye ndërtuesi sepse nuk besoj që vëllai i saj është trafikant apo vrasës serial e merret me gjëra të tilla. S'kam dëgjuar, janë familje.

Poll

MOS HUMB